Lajme Zone
Në opozitë patriotë, në pushtet grabitqarë të Shqipërisë
PolitikëPamfleti

Në opozitë patriotë, në pushtet grabitqarë të Shqipërisë

Sa ju "dhimbsen" pronat e Shqipërisë dhe të shqiptarëve, por vetëm kur jeni pa karrigen e pushtetit pas bythës.

Murrizi-Balla Kur janë në opozitë qajnë për Shqipërinë, kur vijnë në pushtet e copëtojnë Ehhh sa "parimor" jeni kur jeni në opozitë.

Sa ju "dhimbsen" pronat e Shqipërisë dhe të shqiptarëve, por vetëm kur jeni pa karrigen e pushtetit pas bythës.

Sa në merak "jeni" për detin, malet, kodrat, fushat, luginat dhe lëndinat e Shqipërisë, por vetëm kur jeni në opozitë ama.

Se kur vini në pushtet, i suleni si qentë hartës së Shqipërisë për ta shqyer, vjedhur e shitur.

Kështu fliste me të drejtë kur ishte në opozitë edhe Braçe për kompaninë hajdute Bankers Petroleum, por prej vitit 2013 nuk belbëzoi më kurrë asnjë fjalë.

Po mirë o Taulant, mirë që ke denoncuar për politikë e për show në atë kohë, por unë kam një pyetje të drejtpërdrejtë:

A e ke denoncuar Ben Imamin në këto 13 vite që je në pushtet?

Po Mediun, Rrulin, Boden, Panaritin, Haxhinaston e plot të tjerë, që sipas teje, kur ishin në qeveri, bënin namin duke "vjedhur"?

Apo bën si parimor leshi kur je në opozitë, duke i shkelur syrin pushtetit, dhe pastaj kur je në pushtet nuk keni më kohë për të denoncuar, se e keni hallin të vidhni si zagarë çfarë të mundeni!

I njëjti "stil" prej 36 vitesh.

A ka mundësi të mos na çani trapin duke bërë si gore, gjoja luftoni korrupsionin e njëri-tjetrit, se, me nder për lexuesit, jeni një mut i madh që vini erë hale sa herë që hapni gojën.

murrizi protesta Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Forum Masakra e Peshkëpisë nuk mund të mbyllet 9 Korrik 2026, 17:1717:17Forum Shqipëria përballë një kthese historike! 9 Korrik 2026, 16:3816:38Forum “Albatrosi” shqiptar i Jared Kushnerit! 9 Korrik 2026, 11:3311:33Forum Kujdes nga grackat që u ngrihen protestave në Ballkan! 9 Korrik 2026, 10:4310:43Forum Pse Edi Rama nuk po jep dorëheqjen? 9 Korrik 2026, 08:1408:14Forum Kryeministri Perandor! 8 Korrik 2026, 15:2215:22Forum