Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Në një shtet normal, Rama do të kishte dhënë dorëheqjen dhe PS do e largonte”, Lubonja: Jemi në një regjim kriminal, pakënaqësitë do të ushqejnë protestën!


Analisti i njohur Fatos Lubonja, i ftuar në studion e News24, ka bërë një analizë të ashpër të situatës politike në vend dhe valës së protestave masive kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.

Analisti i njohur Fatos Lubonja, i ftuar në studion e News24, ka bërë një analizë të ashpër të situatës politike në vend dhe valës së protestave masive kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Gjatë fjalës së tij, Lubonja u shpreh se në një shtet normal demokratik, kreu i qeverisë do të kishte dhënë dorëheqjen prej kohësh dhe do të ishte përjashtuar nga forca e tij politike, duke sjellë në vëmendje listën e gjatë të skandaleve që kanë përfshirë ekzekutivin. “Po të ishim në një shtet demokratik normal, kryeministri duhet të kishte dhënë dorëheqjen disa herë dhe partia e tij duhet ta kishte përjashtuar për të gjitha ato gjëra që kanë dalë, duke filluar nga skandalet me radhë, nga inceneratorët, Ahmetaj, Balluku, AKSHI, deri te Aruba, etj., etj.,” u shpreh Lubonja. Megjithatë, ai theksoi se mungesa e përgjegjshmërisë dhe pandëshkueshmëria dëshmojnë se Shqipëria ndodhet nën një “regjim kriminal”. Duke u ndalur te lëvizja qytetare dhe protestat që vijojnë, analisti parashikoi një dinamikë të re në ditët në vijim. Sipas tij, me rritjen e pakënaqësive popullore, këto energji duhet të orientohen drejt këtij “lumi proteste”, i cili do të zgjerohet më tej përballë krizës ekzistenciale që po kalon vendi, ku emergjenca kryesore mbetet shpopullimi masiv i Shqipërisë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb