Disa qindra të rinj i janë bashkuar edhe këtë të shtunë protestës studentore, që sot shënon ditën e 19-të.
Mes reshjeve intensive të shiut që po shoqërojnë pasditen në Tiranë, protestuesit kanë mbërritur para Kryeministrisë.
Ata mbërritën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përmes marshimit nga Rruga e Durrësit, ku për disa orë ishin vendosur para Ministrisë së Arsimit.
Edhe sot, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

