Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka njoftuar protestë kombëtare për ditën e shtunë. Në një deklaratë për mediat nga selia, Berisha tha se protesta bëhet për të mbështetur studentët.
Më tej u shpreh se PD do t’ju qëndrojë parimeve për mbështetjen dhe mbrojtjen e studentëve. “Plotësisht dhe fuqishëm. Partia Demokratike thërret protestë kombëtare në mbështetje të studentëve. Asgjë nuk e ndan më Partinë Demokratike nga këto dy parime: mbështetje e fuqishme, mbrojtje e tyre. Ky është përcaktimi ynë”, tha Berisha. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

