Lajme Zone
Në margjinat e Samitit të Procesit të Berlinit/ Kurti takohet me Merz
PolitikëCNA

Në margjinat e Samitit të Procesit të Berlinit/ Kurti takohet me Merz

Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi ka bërë një reagim lid...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në margjinat e Samitit të Procesit të Berlinit, ka zhvilluar një bisedë me Kancelarin gjerman, Friedrich Merz.

Kurti shkruan, në postimin e tij në rrjetet sociale, se Merz e ka uruar për mandatin e ri si kryeministër i Kosovës.

Ai shton më tej se qëkur është krijuar nisma e Procesit të Berlinit, Gjermania ka krijuar një hapësirë ku gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor punojnë e trajtohen të barabarta.

Kurti shprehet se investimet direkte nga Gjermania në Kosovë janë rreth 1,5 miliardë euro, 62% e tyre vetëm në pesë vitet e fundit. Ai bën gjithashtu me dije se javën e ardhshme Prishtina mirëpret Forumin e tretë Ekonomik Gjermano-Kosovar.

Postimi i plotë:

Sot, në Samitin XIII të Procesit të Berlinit, që rastis pas vendimit të Bundestagut që ushtarët gjermanë të qëndrojnë në Kosovë në kuadër të KFOR-it, pata një bisedë me Kancelarin Friedrich Merz, nga i cili pranova urime për mandatin e ri.

Me lansimin e kësaj nisme më 2014, Gjermania krijoi një hapësirë ku gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor punojnë e trajtohen të barabarta.

Në këtë proces kemi nënshkruar marrëveshje për udhëtimin me letërnjoftim e për njohjen e diplomave, dhe i kemi zbatuar të gjitha. Të gjithë duhet të bëjnë të njëjtën gjë, sepse askush nuk mund ta mbajë peng rajonin.

Investimet direkte nga Gjermania në Kosovë janë rreth 1,5 miliardë euro, 62% e tyre vetëm në pesë vitet e fundit. Potenciali në industri, energji, transport, TIK dhe arsim profesional mbetet i madh, dhe javën e ardhshme Prishtina mirëpret Forumin e tretë Ekonomik Gjermano-Kosovar.

Gjermania është pjesë e të ardhmes sonë evropiane. Faleminderit, Kancelar Merz! /CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.