Lajme Zone
“Në Lungomare me karrocë, në darkë me çunat luan futboll”/ Pamjet e reja nga Vlora
SportJOQ Albania

“Në Lungomare me karrocë, në darkë me çunat luan futboll”/ Pamjet e reja nga Vlora

Një denoncim i mbërritur në redaksinë e JOQ Albania ngre pikëpyetje për një person në Lungomare, Vlorë, i cili sipas denoncuesit përdor karrocë me rrota për t’u paraqitur si person me aftësi të kufizuara dhe për të kërkuar para nga qytetarët dhe turistët.

Në pamjet e dërguara, personi shihet duke lëvizur në Lungomare me karrocë.

Gjatë natës, sipas denoncuesit, personi është parë duke përdorur sërish karrocën, ndërsa më pas është parë duke luajtur futboll në një fushë kalçetoje me disa të rinj.

Kontrasti mes dy situatave ka ngritur dyshime te denoncuesi, i cili pretendon se personi e përdor karrocën për të mashtruar kalimtarët dhe për të përfituar prej tyre.

“Ky person që shihni mashtron qytetarët dhe turistët në Lungomare, duke u shtirur si invalid me karrocë. Në darkë është parë duke luajtur futboll në kalçeto me çunat.”

Pamjet e reja sjellin një tjetër element në denoncimin e bërë më herët, por vetëm nga videot nuk mund të përcaktohet nëse personi ka apo jo një problem shëndetësor apo nëse përdorimi i karrocës lidhet me mashtrim.

Nëse pretendimet e denoncuesit konfirmohen, atëherë bëhet fjalë për një situatë ku qytetarët dhe turistët mund të jenë duke dhënë para duke besuar se po ndihmojnë një person në nevojë.

JOQ Albania publikon pamjet e reja dhe denoncimin, ndërsa rasti i lihet verifikimit të autoriteteve për të sqaruar situatën dhe pretendimet e ngritura. View this post on Instagram A post shared by JOQ News (@joqnews)