Vihen nën kontroll vatrat e zjarrit në Fier. Pas ndërhyrjes nga ajri dhe nga toka, tashmë flakët janë izoluar, ndërsa aktive mbetet vetëm një vatër në Frakull. Ndërkohë, vatrat në Radostinë, Fermë Çlirim dhe Zhupan janë nën kontroll.
Zjarri, i cili përparoi me shpejtësi si pasojë e erës, shkrumboi dhjetëra hektarë ullishte, pyje, banesa dhe stalla blegtorale.
Në vetëm tre orë, zjarri shkrumboi disa banesa të pabanuara, dhjetëra hektarë me ullishte dhe pyje në Radostinë, Fermë Çlirim dhe Zhupan, përpara se të kalonte në anën tjetër të rrugës Fier-Levan. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Nata që shkoi ka qenë ndër më të vështirat për banorët në Levan. Ata tregojnë se si arritën t’u shpëtonin flakëve, ndërsa sipërfaqe të mëdha me ullishte e vreshta janë shkrumbuar.
Nuk ka ende një bilanc zyrtar për dëmet e shkaktuara nga zjarri që përshkoi pesë fshatra në Fier. Megjithatë, nga një vlerësim paraprak në terren, dëmet përllogariten në qindra milionë lekë.
Ndërkohë, shkaku i zjarrit nuk është përcaktuar ende. Në zonën Drizë–Vadhizë–Peshtan–Levan, pas angazhimit të forcave tokësore dhe ajrore, rreziku për banesat është shmangur dhe operacioni vijon. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet fierfrakullzjarr

