Lajme Zone
Në kërkim prej vitit 2025, eksploziv në shtëpinë e Ylli Zallës në Fushë-Krujë, gruaja njoftoi policinë nga Italia! Dyshohet se ngjarja mund të jetë inskenuar për azil
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Në kërkim prej vitit 2025, eksploziv në shtëpinë e Ylli Zallës në Fushë-Krujë, gruaja njoftoi policinë nga Italia! Dyshohet se ngjarja mund të jetë inskenuar për azil

Shpërthimi me lëndë plasëse në banesën e Ylli Zallës në Fushë-Krujë u zbulua vetëm paraditen e së dielës, pasi policia u njoftua nga gruaja e tij, e cila ndodhej në Itali. Nga shpërthimi u dogj edhe automjeti i 49-vjeçarit, ndërsa hetuesit po verifikojnë edhe pistën që lënda plasëse mund të jetë vendosur nga vetë Zalla.

Një shpërthim me tritol është regjistruar gjatë natës në fshatin Zall, Fushë-Krujë në derën e banesës së të Ylli Zallës, një emër i njohur për policinë, i dyshuar si bashkëpunëtor në atentatin e Rinasit dhe i shpallur në kërkim pas zbulimit të arsenalit të armëve më 20 shkurt të këtij viti. Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme materiale, ndërsa flakët kanë përfshirë edhe automjetin e Zallës, i cili ishte i parkuar pranë banesës dhe është djegur plotësisht. " Gjatë natës, në fshatin Zallë, Fushë-Krujë, në derën e banesës së shtetasit Y. Z., dyshohet se është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse.Si pasojë, janë shkaktuar dëme materiale, si dhe ka marrë flakë dhe është djegur automjeti në pronësi të këtij shtetasi, i cili ishte i parkuar pranë banesës. Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit" thuhet në njoftimin e policisë. LEXO EDHE:EKSKLUZIVE/ Tritoli i shkatërron gjysmën e shtëpisë, i shumëkërkuari Ylli Zalla shfaqet para banesës: S’dua azil politik! Policia dhe bandat duan të më vrasin! (VIDEO) Dyshohet se ngjarja mund të jetë inskenuar për azil jashtë shtetit Shpërthimi me lëndë plasëse dyshohet se ka ndodhur vonë në mbrëmjen e së shtunës, ndërsa policia është njoftuar vetëm paraditen e sotme nga gruaja e Ylli Zallës, e cila ndodhej në Itali. Sipas burimeve, fillimisht gruaja e Ylli Zallës ka pretenduar se, përveç lëndës plasëse, pranë banesës ishte gjetur edhe një letër kërcënuese. Më pas, ajo e ka tërhequr këtë pretendim, i cili po verifikohet nga hetuesit. Besohet se letra është hequr pasi përmes ekspertizës grafoteknike të shkrimit, mund të analizohet dhe kuptohet kush e ka shkruar. Sipas burimeve, një nga pistat që po verifikohet nga hetuesit është edhe mundësia që lënda plasëse të jetë vendosur nga vetë Zalla, megjithatë rrethanat e ngjarjes mbeten ende nën hetim. Në vendngjarje nuk ka kamera sigurie, çka do ta vështirësojë zbardhjen e plotë të rastit, pasi shpërthimi nuk është filmuar. Hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë që Zalla të jetë larguar nga vendi ilegalisht dhe të ketë inskenuar ngjarjen për të kërkuar azil jashtë me pretendimin se i rrezikohet jeta. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e autorit, si edhe për zbardhjen e plotë të rrethanave. Kush është Ylli Zalla Ylli Zalla rezulton në kërkim që prej nëntorit 2025, kur në banesën e tij u zbulua arsenal armësh, pas hetimeve lidhur me atentatin në Rinas. Zalla dyshohet si bashkëpunëtor në atentatin e nëntorit 2025 ku u vranë Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani, akuza të cilat nuk u zbardhën asnjëherë. Më 20 shkurt të këtij viti, policia zbuloi një tjetër arsenal armësh në fshatin Zall që dyshohet se i përkisnin 49-vjeçarit Ndërkohë 12 vjet më parë, Ylli Zalla është arrestuar për prodhim të bombave artizanale dhe i përfshirë edhe në prodhim dhe shitje droge. Në atë kohë dyshohej për lidhje me grupin ISIS për rekrutime të shqiptarëve për xhihad. Vite më parë ai kishte kërcënuar me jetë edhe pronarin e një kompanie çimentoje në Fushë Krujë. Lajmi në përditësim... ------------------------------- Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 19:29 EKSKLUZIVE/ Tritoli i shkatërron gjysmën e shtëpisë, i shumëkërkuari Ylli Zalla shfaqet para banesës: S’dua azil politik! Policia dhe bandat duan të më vrasin! (VIDEO) Report Tv ka siguruar pamje nga pasojat e shkaktuara nga shpërthimi me tritol gjatë natës në banesën e Ylli Zallës në fshatin Zall në Fushë-Krujë.Nga pamjet duket se sasia e lëndës plasëse ka qenë e konsiderueshme, pasi rreth gjysma e banesës ka dalë jashtë përdorimit.Ndërkohë pranë banesës është shfaqur edhe vetë Ylli Zalla, i cili ndodhet në kërkim për atentatin në Rinas.Përmes një videoje, Zalla mohon se tritolin e ka vendosur vetë për të marrë azil politik, teksa akuzon Policinë dhe bandat e krimit të organizuar se po përpiqen ta vrasin.“Unë Ylli Zalla në nëntor 2025 vjen Policia e Shtetit më akuzon për lidhjen e Rinasit. Hyjnë makina, dalin makina. Pa ekspertizë e pa asnjë lloj prove më ngatërrojnë me bandat. Kalojnë disa muaj dhe gjejnë armatim, Ylli Zalla s’ka armatim. Pas kësaj, në qershor 2026, në datën 22 më vijnë Policia e Shtetit pas shtëpie me më vra vdek e në tokë. Unë jam hallexhi, kam fëmijët pa bukë. Ja çfarë më ka bërë mua Policia e Shtetit. Unë dyshoj te Policia dhe bandat. Gazetarët flasin kot, thonë kërkon azil. Unë nuk kërkoj azil, nuk largohem nga prona ime”, thotë mes të tjerash Zalla.Ylli Zalla është shpallur në kërkim që prej nëntorit 2025, pasi është i dyshuar si bashkëpunëtor në atentatin e Rinasit. Më pas, në 20 shkurt të këtij viti, atij iu gjet edhe një arsenal armësh, me të cilat dyshohet se furnizonte grupet kriminale. R.Xh/Shqiptarja.com Share Ora 12:21 'Benzi' i Ylli Zallës bëhet shkrumb e hi, Report TV siguron fotot e para nga shtëpia e 49-vjeçarit pas shpërthimit Report TV ka siguruar pamje nga banesa dhe automjeti i Ylli Zallës pas shpërthimit me lëndë plasëse në fshatin Zall, Fushë-Krujë. Në foto duket se automjeti tip "Benz" është shkrumbuar plotësisht, ndërsa rezulton të ketë pësuar edhe dëmin më të madh nga shpërthimi.Pamjet nga banesa tregojnë xhama të thyer, tjegulla të rrëzuara dhe dëme të shumta materiale. U.D/Shqiptarja.com Share U.D/R.Xh/Shqiptarja.com TAG: ylli zalla krujë zalle shperthim me tritol fushe kruje Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 4.0 / 5 (4 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

15 Gusht, 13:45

Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 58.3% Shoqëria 25.2% Social media 16.5% Vota total: 1521 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Gusht, 13:45 Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?