Një 53-vjeçar ukrainas, i shpallur në kërkim për trafik droge si pjesë e një organizate kriminale, është arrestuar në aeroportin e Rinasit. Sipas Policisë së Shtetit, 53-vjeçari Anatolii Streletskyi u arrestua sapo zbriti në aeroport, pas shkëmbimit të informacionit me Njësinë e Hetimeve Ndërkombëtare Federale pranë Ambasadës së SHBA-së në Tiranë. LEXO edhe...SPAK godet një grup të trafikut të drogës, aksion në Shkodër e Tiranë! Urdhërarrest për Indrit Doklen, një tjetër në pranga! VIDEO e operacionit 53-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga autoritetet e Kievit për trafik të lëndëve narkotike. “Njësia e Shërbimeve të Përbashkëta Investigative në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, në sajë të shkëmbimit në kohë reale të informacionit me Njësinë e Hetimeve Ndërkombëtare Federale DSS/OCIU, pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, arrestuan shtetasin: A. S., 53 vjeç, shtetas ukrainas. Ky shtetas u arrestua nga shërbimet e Policisë, në momentin që zbriti në aeroportin e Rinasit. Shtetasi ukrainas ishte shpallur në kërkim nga autoritetet ligjzbatuese të Kievit, për trafik të lëndëve narkotike, si pjesë e një organizate kriminale. Policia e Shtetit po punon me agjencitë partnere lidhur me këtë anëtar të organizatës kriminale, si dhe Interpol Tirana po punon për fillimin e procedurave të ekstradimit me homologët ukrainas”, njofton Policia e Shtetit. Interpol Tirana ka nisur procedurat për ekstradimin e tij drejt Ukrainës. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë SI.E./ReportTv.al Anatolii Streletskyi trafik droge ekstradim Tirane rinas Komento Komente Sondazhi i ditës: Arrestimet e fundit nga SPAK, a janë provë e pavarësisë nga politika? Po 46.2% Jo 42.6% Disi 11.2% Vota total: 4470 Sondazhi i ditës: Arrestimet e fundit nga SPAK, a janë provë e pavarësisë nga politika?

