SHKODËR– Një 31-vjeçar shqiptar, banues në Mamurras, është arrestuar në Muriqan, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.
Sipas njoftimit të Policisë, personi i arrestuar përdorte disa identitete u kap në dalje të territorit shqiptar. Bëhet fjalë për Alfons Taraj, (alias Alfons Bibaj, alias Alfons Cani).
Mësohet se 31-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga Interpol Madridi, pasi Gjykata e Instruksionit nr. 4 në Sabadell, Spanjë, me vendimin e datës 28 nëntor 2025, i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhja me dhunë”. Pas kapjes, ai iu dorëzua shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, të cilat kryen arrestimin e përkohshëm me qëllim ekstradimin drejt Spanjës.
Ndërkohë, Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët spanjollë, vijon procedurat për ekstradimin e 31-vjeçarit./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet

