Lajme Zone
Në kërkim nga SPAK për rrëmbimin e Jan Prengës, arrestohet në Londër Korado Gështenja!
SportPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Në kërkim nga SPAK për rrëmbimin e Jan Prengës, arrestohet në Londër Korado Gështenja!

Bëhet fjalë për Korado Gështënjën, i cili u lokalizua dhe arrestua pas bashkëpunimit mes Interpol Tiranës, Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe strukturave britanike të ekstradimeve pranë National Crime Agency.

Korado Gështënja dhe i zhdukuri Jan Prenga Korado Gështënja është kapur në Britaninë për llogari të SPAK. Autoritetet shqiptare e akuzojnë për përfshirje në rrëmbimin e Jan Prengës më 17 janar 2020 dhe për komplot për trafikimin e kokainës nga Ekuadori. Një tjetër person i kërkuar nga SPAK për dosjen e rrëmbimit dhe zhdukjes së Jan Prengës është arrestuar në Britaninë e Madhe, më shumë se gjashtë vjet pas ngjarjes së 17 janarit 2020.

Bëhet fjalë për Korado Gështënjën, i cili u lokalizua dhe arrestua pas bashkëpunimit mes Interpol Tiranës, Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe strukturave britanike të ekstradimeve pranë National Crime Agency.

Sipas dokumenteve të procedurës së ekstradimit në Westminster Magistrates' Court, Gështënja është arrestuar për t'u dorëzuar tek autoritetet shqiptare. Në Britaninë e Madhe, 35-vjeçari rezulton se përdorte edhe mbiemrin Kështenja, si dhe identitetin James Martin.

Kush është Korado Gështënja?

Emri i Korado Gështënjës lidhet nga hetuesit me fazën e vëzhgimit dhe më pas me rrëmbimin e Jan Prengës. Sipas materialeve të dosjes, ai dyshohet se ishte pjesë e personave të përfshirë në veprimet që paraprinë dhe shoqëruan marrjen peng të Prengës më 17 janar 2020 në Kamëz.

Gështënja është 35 vjeç dhe para arrestimit banonte në St Leonards-on-Sea, në Britaninë e Madhe. Dokumentet e procedurës britanike tregojnë se ai përdorte edhe mbiemrin Kështenja dhe identitetin James Martin. Mbetet e paqartë nga materialet e bëra publike se kur dhe në çfarë rrethanash kishte hyrë në Britaninë e Madhe.

SPAK e kërkon Gështënjën mbi bazën e një urdhër-arresti të miratuar nga Gjykata e Posaçme. Akuzat e paraqitura në procesin britanik lidhen me privimin e paligjshëm të lirisë së Jan Prengës dhe me një komplot për trafikimin e drogave të Kategorisë A.

Sipas akuzës së paraqitur nga pala shqiptare në Londër, më 17 janar 2020 ose rreth kësaj date, Gështënja ka bashkëpunuar me persona të tjerë për t'i hequr lirinë Jan Prengës kundër vullnetit të tij.

Por akuza ndaj tij nuk kufizohet te rrëmbimi. Autoritetet shqiptare e lidhin Gështënjën edhe me trafikun ndërkombëtar të kokainës që qëndron në sfondin e dosjes Prenga.

Në procedurën e ekstradimit, pala shqiptare e akuzon se më 17 janar 2020 ose rreth kësaj date ka bashkëpunuar me persona të tjerë për importimin ose eksportimin nga Ekuadori të kokainës, e klasifikuar në Britaninë e Madhe si drogë e Kategorisë A.

Kjo është edhe pika që lidh dy akuzat ndaj Gështënjës. Hetimi për Jan Prengën e ka lidhur rrëmbimin me konfliktin për një sasi kokaine të humbur në Britaninë e Madhe dhe me vëllain e viktimës, Ndrek Prenga.

Gështënja mbahet aktualisht në paraburgim në Londër. Westminster Magistrates' Court ka caktuar seancën e ardhshme të procedurës së ekstradimit më 2 shtator 2026, në orën 10:00.

Dosja për të cilën kërkohet ekstradimi i tij lidhet me një ngjarje të 17 janarit 2020, për të cilën trupi i viktimës nuk është gjetur ende.

Jan Prenga u rrëmbye atë ditë në Kamëz. Hetimet e lidhën rrëmbimin me konfliktin për një sasi kokaine që kishte humbur në Britaninë e Madhe dhe me Ndrek Prengën.

Sipas materialeve hetimore të bëra publike në vitin 2020, Gentian Doçi dyshohej se kishte urdhëruar rrëmbimin për t'i bërë presion Ndrek Prengës për kthimin e drogës. Artan Docaj dyshohej se drejtonte automjetin “Range Rover” me të cilin u mor peng Prenga, ndërsa Aldo Majnishta ndodhej në sediljen e pasme.

Pas rrëmbimit, Jan Prenga u dërgua në një kompleks në zonën e Shijakut. Hetimet identifikuan persona që shfaqeshin në pamjet e kamerave të sigurisë në garazhin e kompleksit. Pamjet dokumentonin veprime me trupin e Prengës dhe më pas largimin e tij me një furgon të bardhë.

Për çështjen u arrestuan Bajram Hajri, Leonard Hajri, Elton Hajri, Olsi Turja dhe Festim Bexhdili, ndërsa Ardian Docaj u vetëdorëzua. Altin Hajri, pronari i kompleksit ku u dërgua Prenga pas rrëmbimit, u shpall në kërkim.

Në dosjen hetimore është përfshirë edhe Dritan Rexhepi. Sipas materialeve të hetimit të bëra publike pas ngjarjes, Rexhepi kishte komunikuar me familjarët e Prengës dhe kishte dhënë garanci për lirimin e pengut nëse zgjidhej konflikti për sasinë e kokainës.

Trupi i Jan Prengës vijon i zhdukur.korado gështënja jan prenga zhdukja spak Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike “Ku është droga?”/ Humbi 500 kg kokainë të klanit shqiptar në Spanjë, shoferi merret peng dhe torturohet 27 Gusht 2026, 18:2818:28Kronike Ergys Agasi të premten para GJKKO-së, caktohet ora e seancës për masën e sigurisë 27 Gusht 2026, 18:1418:14Kronike Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë–Borizanë, humb jetën 62-vjeçari 27 Gusht 2026, 17:4717:47Kronike Alarmi për bombë në SPAK dhe institucione, zbulohen dy shtetet nga ku u nisën e-mailet! 27 Gusht 2026, 17:3017:30Kronike Detaje nga atentati me 10 kg eksploziv ndaj biznesmenit, zbulohet kush është shqiptari që dha urdhrin nga burgu grek! 27 Gusht 2026, 16:5316:53Kronike Qarkullonte me makinë të blinduar dhe i armatosur, arrestohet 41-vjeçari në Lezhë 27 Gusht 2026, 14:2514:25Kronike