Milojko Spajiç Kryeministri malazez Milojko Spajiç thotë se shërbimet kanë informacione serioze për një veprimtari të koordinuar hibride, që synon destabilizimin e Malit të Zi në një moment kyç të rrugës drejt BE-së. “Vijesti”, duke iu referuar disa burimeve, zbulon se bëhet fjalë për Shqipërinë dhe Serbinë. Një akuzë e rëndë që prek drejtpërdrejt Shqipërinë vjen nga Mali i Z.
Kryeministri malazez Milojko Spajiç ka deklaruar se shërbimet disponojnë informacione serioze operative për një sulm hibrid të koordinuar, ku sipas tij janë përfshirë zyrtarë të të paktën dy vendeve të rajonit.
Spajiç nuk i përmendi publikisht shtetet. Por gazeta e njohur malazeze “Vijesti” zbulon, duke iu referuar disa burimeve, se dy vendet për të cilat flet kryeministri janë Shqipëria dhe Serbia.
Sipas Spajiçit, operacioni pritet të shoqërojë mbylljen e kapitujve të rinj të negociatave të Malit të Zi me Bashkimin Evropian dhe synon destabilizimin e vendit.
“Kemi informacione serioze operative të sigurisë se mbyllja e paralajmëruar e kapitujve të rinj të negociatave do të shoqërohet me veprimtari hibride të koordinuar, në të cilën janë përfshirë zyrtarë të të paktën dy shteteve të rajonit. Sipas informacioneve tona, aktivitete të tilla kanë për qëllim destabilizimin e Malit të Zi, me mbështetjen e pritshme të disa aktorëve politikë dhe një pjese të skenës mediatike në vendin tonë”, deklaroi Spajiç. Imamo ozbiljne bezbjednosne operativne informacije da će najavljeno zatvaranje novih pregovaračkih poglavlja biti praćeno koordinisanim hibridnim djelovanjem, u koje su uključeni zvaničnici najmanje dvije države iz regiona.Prema našim saznanjima, takve aktivnosti imaju za cilj…
— Milojko Spajić (@MickeySpajic) August 27, 2026 Pra, akuza nuk drejtohet thjesht ndaj aktorëve anonimë apo grupeve të interesit. Kryeministri malazez flet shprehimisht për zyrtarë të dy shteteve të rajonit, ndërsa “Vijesti” identifikon Shqipërinë dhe Serbinë si vendet që ai kishte parasysh.
Sipas të njëjtit raportim, informacioni se bëhet fjalë për Tiranën dhe Beogradin është konfirmuar për gazetën nga disa burime, ndonëse deri tani nuk janë bërë publikë emrat e zyrtarëve të dyshuar si të përfshirë.
Spajiç e lidhi drejtpërdrejt operacionin me avancimin e Malit të Zi drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke paralajmëruar se Podgorica është në dijeni të asaj që po përgatitet.
“Ne i dimë këto synime dhe jemi të vetëdijshëm për qëllimin e tyre. Përpjekjet për destabilizim nuk do ta ndryshojnë kursin tonë dhe as do ta ndalin rrugën evropiane të Malit të Zi, e cila është më e madhe se interesi ditor i cilësdo strukturë politike”, deklaroi kryeministri malazez.
Nuk dihet se për çfarë sulmesh e ka fjalën kryeministri malazez, por e sigurt është që të tilla deklarata pritet të rrisin tensionin në rajon. Nga ana tjetër mediat flasin për bashkëpunim Shqipëri-Serbi, që e bën akoma më të rëndë situatën. Mbetet të shihet nëse ka diçka serioze, apo është shashka e radhës. /Pamfleti Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Berisha: Jemi në kilometrin e fundit... Rama ka rënë 27 Gusht 2026, 19:1719:17Politike Berishën nuk e kënaq as arrestimi i Agasit: Drejtësia nën kontrollin e Ramës, nxori nga qelia një hajdut si Ilir Beqaj 27 Gusht 2026, 19:0819:08Politike PD mbledh Këshillin Kombëtar, Berisha: Rama rënie drastike në sondazhe, nuk e duan as brenda PS-së 27 Gusht 2026, 18:5418:54Politike Ligji, Kushner dhe Maliqi! 27 Gusht 2026, 16:5716:57Politike Sali Berisha ‘thyen izolimin’, ja kur kreu i PD pritet të udhëtojë drejt SHBA-së! 27 Gusht 2026, 15:3215:32Politike Zv/kryeministre e qeverisë Rama në shtator? Grida Duma thyen heshtjen 27 Gusht 2026, 14:5614:56Politike

