Lajme Zone
Në kërkim nga drejtësia spanjolle, kush është trafikanti që u arrestua sot në Gjirokastër?
EkonomiPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Në kërkim nga drejtësia spanjolle, kush është trafikanti që u arrestua sot në Gjirokastër?

Urdhri ishte lëshuar në qershor të vitit 2025, ndërsa 43-vjeçari akuzohet për kultivim dhe trafik të lëndëve narkotike, në kuadër të fenomenit të njohur si “shtëpi bari”, si dhe për vjedhje të energjisë elektrike.

Foto ilustruese 43-vjeçari Klodian Bena u arrestua në Gjirokastër gjatë operacionit “Fugitive” dhe pritet të ekstradohet në Spanjë, ku kërkohet për kultivim dhe trafik droge Policia shqiptare ka arrestuar në qytetin e Gjirokastrës Klodian Benën, një shtetas shqiptar 43 vjeç, ndaj të cilit ishte lëshuar një urdhër ndërkombëtar arresti dhe paraburgimi nga një gjykatë në Sabadell, Barcelona.

Urdhri ishte lëshuar në qershor të vitit 2025, ndërsa 43-vjeçari akuzohet për kultivim dhe trafik të lëndëve narkotike, në kuadër të fenomenit të njohur si “shtëpi bari”, si dhe për vjedhje të energjisë elektrike.

Bena u arrestua mëngjesin e së martës në Gjirokastër gjatë një ndërhyrjeje të forcave të policisë, në kuadër të operacionit kombëtar të koduar “Fugitive”, i përqendruar në lokalizimin dhe arrestimin e personave të kërkuar nga drejtësia e huaj.

Pas arrestimit të tij, Interpol Tirana ka aktivizuar procedurat e bashkëpunimit me Interpol Madridin për të mundësuar ekstradimin e tij drejt Spanjës.

Hetimi i zhvilluar nga autoritetet në Sabadell e vendos Benën në kuadër të aktivitetit të kultivimit intensiv të kanabisit në ambiente të mbyllura. Ky lloj kultivimi kërkon konsum të lartë energjie për të furnizuar në mënyrë të vazhdueshme sistemet e ndriçimit, klimatizimit dhe ventilimit të plantacioneve.

Për të shmangur kostot e larta dhe për të fshehur aktivitetin nga kompanitë energjetike, organizatat kriminale kryejnë lidhje të paligjshme drejtpërdrejt me rrjetin publik, duke konsumuar energji pa u regjistruar nga matësit.

Autoritetet shqiptare nuk kanë specifikuar nëse arrestimi i Klodian Benës lidhet me ndonjë rrjet të caktuar kriminal në shkallë të gjerë.

Krimi i organizuar shqiptar në Spanjë

Sipas raporteve të Europol të cituara nga media spanjolle “El M”, organizata të ndryshme kriminale me origjinë shqiptare kanë forcuar ndjeshëm praninë e tyre në tregun spanjoll të kanabisit gjatë viteve të fundit.

Këto grupe veprojnë si në prodhimin e drogës brenda Spanjës, duke kontrolluar magazina industriale dhe vila të shndërruara në plantacione të kultivimit hidroponik, ashtu edhe në importimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike drejt vendeve të tjera të Bashkimit Evropian.

Një prej operacioneve më të mëdha kundër rrjeteve të këtij lloji u zhvillua në korrik të vitit 2021, kur një aksion i koordinuar mes Policisë Kombëtare të Spanjës, policisë gjermane dhe autoriteteve shqiptare përfi me 107 persona të arrestuar.

Rrjeti i goditur në atë kohë funksiononte si një grup i strukturuar që menaxhonte plantacione marihuane në shkallë industriale përgjatë bregdetit lindor të Spanjës.

Sipas vlerësimeve të Europol, dëmi i shkaktuar nga vjedhja e energjisë elektrike përmes ndërhyrjeve të paligjshme në rrjet arrinte në më shumë se 1.6 milionë euro.

/ Përshtati "Pamfleti", nga "El M"trafik droge arrestim spanja Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Sherr në Durrës/ I riu plagoset me kaçavidë, dërgohet me urgjencë në spital 18 Gusht 2026, 21:2521:25Kronike Dyshime për eksploziv në një furgon të braktisur, policia 'blindon' Vlorën! 18 Gusht 2026, 21:1821:18Kronike Dy autorë për vrasjen në “Principotes”, zbardhen emrat e 11 të arrestuarve! 18 Gusht 2026, 20:5220:52Kronike “Në lokal ishte edhe Bekim Bulica”, policia zbardh dinamikën e vrasjes në Ksamil: 4 kamarierë dhunuan turistin para se të vritej! 18 Gusht 2026, 20:2920:29Kronike Ndezi tre vatra zjarri dhe flakët përfshinë pyllin, arrestohet 65-vjeçari në Mirditë 18 Gusht 2026, 20:0920:09Kronike Aksident i rëndë në Tiranë, 23-vjeçari përplas për vdekje këmbësoren 18 Gusht 2026, 19:0419:04Kronike