Lajme Zone
Në kërkim ndërkombëtar nga SPAK, Policia jep detaje për arrestimin e biznesmenit Ermal Beqiraj në Francë
EkonomiEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

Në kërkim ndërkombëtar nga SPAK, Policia jep detaje për arrestimin e biznesmenit Ermal Beqiraj në Francë

Ditën e djeshme u ndalua në Francë biznesmeni Ermal Beqiraj, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK. Beqiraj mësohet se është kapur rastësisht pasi ka fluturuar me një aeroplan të vogël mbi një zonë të ndaluar. Sipas mediave franceze, ai ka fluturuar me aeroplan mbi një central nuklear.

Ditën e djeshme u ndalua në Francë biznesmeni Ermal Beqiraj, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK. Beqiraj mësohet se është kapur rastësisht pasi ka fluturuar me një aeroplan të vogël mbi një zonë të ndaluar. Sipas mediave franceze, ai ka fluturuar me aeroplan mbi një central nuklear. Sipas njoftimit të policisë, ndaj Beqirajt rëndojnë një sërë akuzash, ku SPAK i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurimit personal “Arrest në burg”. Beqiraj ndodhet në paraburgim, ndërkohë pritet që të dalë para Gjykatës Penale të Amiens, ku do t’i komunikohet zyrtarisht kërkimi ndërkombëtar ndaj tij, në funksion të procedurave për ekstradimin drejt Shqipërisë. Njoftimi i plotë i policisë: Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Lion, Francë, si dhe pas shkëmbimit të informacionit mes dy strukturave, autoritetet franceze kanë konfirmuar arrestimin, në qytetin e Amiens, Francë, të shtetasit E. B, 44 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”. Shtetasi E.B, u ndalua fillimisht nga Forcat Ajrore dhe të Hapësirës të Francës, të cilat më pas ia referuan çështjen strukturave të Xhandarmërisë Franceze. Aktualisht, ai është vendosur në paraburgim. Ditën e nesërme pritet të dalë para Gjykatës Penale të Amiens, ku do t’i komunikohet zyrtarisht kërkimi ndërkombëtar ndaj tij, në funksion të procedurave për ekstradimin drejt Shqipërisë.