Lajme Zone
Në garë për Mjekësinë, maturantët testohen nga 17 gushti! Ja rregullat që nuk duhet t’i shkelin
Të tjeraReport TV

Në garë për Mjekësinë, maturantët testohen nga 17 gushti! Ja rregullat që nuk duhet t’i shkelin

Deri më 21 gusht, maturantët do t’i nënshtrohen provimit të informatizuar në Qendrën e Shërbimeve Arsimore në Tiranë, sipas një grafiku të ndarë në katër fasha orare.

Maturantët që kanë zgjedhur programin “Mjekësi e Përgjithshme” do t’i nënshtrohen testit të pranimit në Universitetin e Mjekësisë nga 17 deri më 21 gusht, në Qendrën e Shërbimeve Arsimore në Tiranë. Sipas njoftimit të Ministres së Arsimit, Mirela Kumbaro, testimi do të jetë i informatizuar dhe do të zhvillohet për kandidatët që kanë përzgjedhur programin në UAlbania dhe kanë aplikuar në e-Albania për provimin e pranimit. LEXO edhe...Mijëra vende bosh në administratën shtetërore, arsimi e tatimet 'vuajnë' nga mungesat e punonjësve Provimi do të zhvillohet në katër fasha orare, ndërsa në çdo sallë do të jenë deri në 60 maturantë. I gjithë procesi do të monitorohet me kamera, për të garantuar transparencën dhe integritetin e konkursit. Kandidatët duhet të paraqiten 30 minuta përpara orarit të publikuar, të kenë me vete kartën e identitetit ose pasaportën në origjinal, ndërsa gjatë testimit ndalohet mbajtja dhe përdorimi i celularëve apo mjeteve të tjera të komunikimit. U.D/ReportTv.al mjekesi Mirela Kumbaro universiteti i tiranes ministria e arsimit provime Komento Komente Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 40.4% Jo 52.7% I/e dyzuar 7% Vota total: 5215 Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?