Lajme Zone
Në fokus “Territorialja” dhe “Zgjedhorja”/ Nis sot sesioni i ri parlamentar. Deputetët rikthehen në Kuvend, “priten” nga protestuesit
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Në fokus “Territorialja” dhe “Zgjedhorja”/ Nis sot sesioni i ri parlamentar. Deputetët rikthehen në Kuvend, “priten” nga protestuesit

Përfundojnë pushimet dhe sot deputetët do t’i rikthehen punës në Kuvend, me nisjen e sesionit të ri parlamentar. Seanca e parë plenare e sesionit të tretë të legjislaturës së 11-të do të mbahet në orën 17:00.

Përfjnë pushimet dhe sot deputetët do t’i rikthehen punës në Kuvend, me nisjen e sesionit të ri parlamentar. Seanca e parë plenare e sesionit të tretë të legjislaturës së 11-të do të mbahet në orën 17:00. Seanca e parë pritet të jetë kryesisht ceremoniale, ndërsa puna konkrete e Kuvendit do të nisë me përcaktimin e programit dhe kalendarit të punimeve për periudhën e re parlamentare. Në orën 11:00, pritet të mblidhet Konferenca e Kryetarëve, ku do të diskutohet dhe miratohet projektprogrami i punës së Kuvendit dhe projektkalendari i punimeve. Në sesionin e ri parlamentar pritet që vëmendja kryesore të përqendrohet te dy reforma të rëndësishme: reforma zgjedhore dhe reforma administrative-territoriale.

Sa i përket reformës territoriale, Partia Socialiste ka depozituar një propozim për ndryshimin e organizimit aktual të njësive vendore. Sipas propozimit, numri i bashkive në vend do të reduktohet nga 61 në 46. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb