Lajme Zone
PolitikëReport TV

Në fokus ‘Besa’/ Rama takim me ministrat dhe drejtuesit e qarqeve: Evidentoni shqetësimet e qytetarëve! Nesër mbledh të deleguarit për Tiranën


Pas takimit dy ditor në Pogradec, kryeministri Rama mblodhi sërish ministrat dhe drejtuesit politikë të qarqeve, këtë herë në një prej vilave qeveritare në kryqytet. Mbledhja e cila zgjati përreth dy orë u fokusua tek mënyra se si do të duhet të zbatohet dokumenti ‘Besa’ dhe ‘Prania Besnike’ në terren. LEXO edhe...Mbledhja me ministrat dhe drejtuesit politikë të qarqeve te Vila e Kuqe, Rama zbulon

Pas takimit dy ditor në Pogradec, kryeministri Rama mblodhi sërish ministrat dhe drejtuesit politikë të qarqeve, këtë herë në një prej vilave qeveritare në kryqytet. Mbledhja e cila zgjati përreth dy orë u fokusua tek mënyra se si do të duhet të zbatohet dokumenti ‘Besa’ dhe ‘Prania Besnike’ në terren. LEXO edhe...Mbledhja me ministrat dhe drejtuesit politikë të qarqeve te Vila e Kuqe, Rama zbulon detaje: Punuam për detajimin e programit të sezonit të ri! Kryeministri Rama u ka kërkuar të deleguarëve politikë në qarqe të jenë në krye të këtij procesi dhe të dalin më shumë në zonat e tyre elektorale. Drejtuesit politikë, së bashku me strukturat e PS-së në qarqe, deputetët dhe kryetarët e bashkive, do të hartojnë një axhendë për takimet me qytetarët për të evidentuar problematikat apo shqetësimet e tyre, jo vetëm individuale, por edhe të karakterit komunitar: rrugë, mbetje apo investime. Në varësi të dikastereve, ministrave përkatës do t’u bëhen me dije këto shqetësime, ndërsa rruga institucionale për zgjidhjen e tyre do të ndiqet më pas nga një zv/ministër. Pas takimit, përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Rama sqaroi se gjatë mbledhjes u diskutua edhe për hartimin e ndryshimeve ligjore që imponon platforma e re “Pasqyrë Albania” të cilën e prezantoi disa ditë më parë në Pogradec. Synimi është që në këtë platformë të grumbullohen dhe ndiqen ankesat e qytetarëve të cilat duhet të marrin përgjigje brenda dy javësh. Platforma do të funksionojë përmes dy mekanizmave: “Flamingo Albania”, që do të mbledhë ankesat dhe shqetësimet, dhe “Radar”, që do të gjurmojë rrugën e trajtimit të tyre nga ministritë, bashkitë dhe institucionet e tjera. Një tjetër takim, kryeministri Rama do ta zhvillojë të paraditen e së shtunës me drejtuesit politikë të Tiranës dhe deputetët e qarkut. Për shkak të natyrës informale, vendi i takimi nuk bëhet ende me dije, por do të mbahet diku në periferi të kryeqytetit. Përpos punës përgatitore për zgjedhjet lokale të 2027, socialistët janë në pritje edhe të Asamblesë së PS në javën e parë të shtatorit. Share Ora 20:56 Mbledhja me ministrat dhe drejtuesit politikë të qarqeve te Vila e Kuqe, Rama zbulon detaje: Punuam për detajimin e programit të sezonit të ri! Kryeministri Edi Rama ka zbuluar detaje nga takimi i mbajtur sot me ministrat dhe drejtuesit politikë të qarqeve te Vila e Kuqe në Tiranë.Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka shkruar se në fokus të mbledhjes ishte detajimi i programit të sezonit të ri, duke nisur nga kalendarizimi i Pranisë Besnike në çdo territor, te hartimi i ndryshimeve ligjore për PasqyrAlbania.Po ashtu sipas kryeministrit u diskutua mbi mekanizmat e rinj të ndërveprimit qeveri - deputetë në funksion të përmirësimit të mëtejshëm të shërbimeve publike qendrore e vendore.Shefi i Qeverisë shtoi se në mbledhje u fol edhe për progresin e bërë me hartimin e nismës së integruar Shqipëria Sociale, të cilës sipas tij do t’i kushtohet një Konferencë e posaçme Kombëtare në muajin nëntor.Reagimi i Ramës:Vijuam sot punën intensive për detajimin e programit të sezonit të ri, duke nisur ngakalendarizimi i Pranisë Besnike në çdo territor,mekanizmat e rinj të ndërveprimit qeveri - deputetë në funksion të përmirësimit të mëtejshëm të shërbimeve publike qendrore e vendore,si edhe hartimi i ndryshimeve ligjore për PasqyrAlbania.Po ashtu u diskutua progresi i bërë me hartimin e nismës së integruar Shqipëria Sociale, të cilës do t’i kushtohet një Konferencë e posaçme Kombëtare në muajin nëntor Share Xh.K/R.Xh/ReportTv.al dokumenti BESA pasqyre albania PS edi rama Tirane vila e kuqe AKSHI ministrat drejtuesit politik Komento Komente Rame n'burg_Berisha n'burg: 28/08/2026 18:43 Vetem revolucion per keta qelbesira me rroga 20 x pensiionet. Kane ngritur nje shtet-oligark. Si noushteti politik, ashtu dhe ai gjyqesor. Jane ber njësh dhe I kan hyp ketij populli. Përgjigju Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52% Keq 35.1% Nuk e di 12.9% Vota total: 4795 Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?