SPAK refuzoi një kërkesë të avokatëve britanikë për të takuar sot në paraburgim kryebashkiakun Erjon Veliaj, me qëllim që të firmoste aplikimin për dërgimin e çështjes së masës së arrestit në Gjykatën e Strasburgut. Ata e kishin dorëzuar kërkesën për takim një javë më parë, por siç njoftojnë avokatët ndërkombëtare, SPAK e refuzoi pa dhënë asnjë arsye. Avokatët kërkuan që të kishin një takim me Veliajn pasi duhej të nënshkruhej aplikimi për dërgimin e çështjes së arrestit në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Sipas avokatëve aplikimi në Strasburg tashmë do realizohet pa takimin e kërkuar me Veliajn. LEXO EDHE:'Bashkisë së Tiranës iu pre koka', Rama: Nuk ka precedent në Europë! Familjet e tërmetit po paguajnë çmimin “Aplikimi në Strasburg tashmë do realizohet pa takimin e programuar me avokatët britanik, për shkak të refuzimit të SPAK”, thuhet në njoftimin zyrtar. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, qëndron në paraburgimin e Durrësit prej shkurtit të vitit 2025, për një sërë akuzash nga SPAK, të cilat i ka mohuar, ndërsa çështja ndaj tij është në gjyq themeli. ------------------------------- Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Xh.K/SI.E./Shqiptarja.com TAG: Strasburg gjyqi per dosjen Veliaj erion veliaj arrestimi i erion veliajt Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 3.0 / 5 (4 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Tironci: 10/09/2026 14:57 (Eshte apo jo fajtor Veliaj ??) Qendrimi,veprimi dhe zvarritja e ketij gjykimi,deri ne absurditet,per ne si publik,flet qarte qe SPAK'u eshte totalisht i PA PERGJEGJSHEM dhe ne DEGRADIM !! Tironci Përgjigju Mara emigrante ne Itali: 10/09/2026 10:04 Ne çfar gjyqi themeli eshte ? A ja kane faktuar apo mendojne , prandaj nuk po perfn gjyqi .Turp qe e arestuan sipar letres anonime .Me gjith ate Erjoni ka per ta fituar gjyqin dhe spaku kapaku I saliut do te mbetet me gisht ne goje . Përgjigju Sondazhi i ditës:
7 Shtator, 07:56
Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 77.8% Magjistratëve 16.3% Nuk e di 5.9% Vota total: 3739 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 7 Shtator, 07:56 Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?
