Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Në 98 ditë arsyet e revoltës janë shtuar” – Aktivistja Vatnikaj: Belinda Balluku me 300 apartamente rri e lirë, protestuesit arrestohen dhe dhunohen!


Ka nisur përpara godinës së Kryeministrisë protesta e 98-të radhazi e opozitës dhe shoqërisë civile, ku aktivistë e qytetarë kanë denoncuar përshkallëzimin e krizës ekonomike, korrupsionin galopant dhe dështimin e institucioneve përballë emergjencave civile në të gjithë vendin.

Ka nisur përpara godinës së Kryeministrisë protesta e 98-të radhazi e opozitës dhe shoqërisë civile, ku aktivistë e qytetarë kanë denoncuar përshkallëzimin e krizës ekonomike, korrupsionin galopant dhe dështimin e institucioneve përballë emergjencave civile në të gjithë vendin. Gjatë fjalës së saj nga platforma e protestës, aktivistja Sidorela Vatnikaj theksoi se përgjatë 98 ditëve të qëndresës popullore, motivet për të protestuar vetëm sa janë shumëfishuar nga skandalet e njëpasnjëshme të ekzekutivit. “Mjafton të shikosh si Shqipëria është e gjitha në zjarr, qytetet digjen, banorët evakuohen por askush nuk mban përgjegjësi. Mjafton të shikosh si krimi kërcënon bizneset. Mjafton të shikosh se si Belinda Balluku, pronare e 300 apartamenteve, është e lirë ndërsa protestuesit dhunohen, arrestohen me dhunë dhe mbahen në burg!” deklaroi Vatnikaj para turmës. Më tej, aktivistja akuzoi drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama se po përpiqet të fshehë realitetin e një vendi që përballet me kapjen e shtetit nga krimi dhe oligarkia ekonomike. “Mjafton të shikosh si në 98 ditë protestë, ky kryeministër që i kemi thënë se nuk na përfaqëson as ai e as modeli i tij kriminal, vjen si pa turp në Kryeministri dhe mhet ta shesë situatën si normale. Në 98 ditë, arsyet e protestave tona janë shtuar çdo ditë nga kjo qeveri e korrupsionit, krimit të organizuar dhe oligarkisë ekonomike!” tha ajo. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb