Temperaturat e larta kanë përfshirë qytetin e Beratit, duke bërë që rrugët të duken më të boshatisura gjatë orëve të pikut. Në Pedonale dhe në rrugët me kalldrëm, nxehtësia që përcjellin gurët e bën edhe më të vështirë përballimin e vapës. Sipas parashikimeve, temperaturat sot kanë kaluar 42 gradë Celsius në Berat. Përballë kësaj situate, qytetarët i drejtohen hijeve të pemëve, lulishteve dhe shatërvanëve për t’u freskuar, ndërsa shumë të tjerë zgjedhin ambientet me kondicioner. Pensionistët preferojnë të qëndrojnë në shtëpi gjatë orëve më të nxehta të ditës dhe dalin në mbrëmje, kur temperaturat janë disi më të përballueshme. LEXO EDHE:Temperatura deri në 42 gradë Celsius, sot dita më e nxehtë e vitit në vend! Qytetarët këshillohen të mos dalin në orët e pikut Lulishtja e qytetit mbetet një nga hapësirat e pakta ku qytetarët mund të gjejnë pak freski. Brenda saj ndodhet edhe një shatërvan i vogël, pranë të cilit banorët ndalojnë për t’u freskuar. Qytetarët shprehen se hija e pemëve është një nga alternativat e vetme për të përballuar vapën, pasi për shumë pensionistë, temperaturat e larta dhe kostot e pushimeve e bëjnë të pamundur largimin drejt plazheve. “Vapa është e padurueshme. Ky është viti më i nxehtë. Nuk i kemi kushtet për ta përballuar këtë vapë”, shprehen banorët. “Ne rrimë brenda tani, në plazh nuk vemi dot. Pensioni 100 mijë lekë është, unë me aq u vizitova sot” tha një banor. “Vapa do bëjë të vetën. Ne do ta përballojmë. Nuk kemi kushte për të vajtur në plazh. Nuk e përballoj se as pension nuk marr” tha një tjetër. Ata thonë se temperaturat e këtij viti janë ndër më të lartat e viteve të fundit dhe se vapa është e vështirë për t’u përballuar edhe në hije apo brenda banesave, ku jo të gjithë kanë kushtet e nevojshme për t’u freskuar. “Vapa është e papërballueshme sa që duket se ky është viti më i nxehtë. Nga fëmijëria deri më sot ndihet një rritje shumë e lartë temperaturash. Në rrugë është shumë e papërballueshme” tha një banore. “Vapë shumë është. Të hedhin ndonjë makinë me ujë në rrugë mirë do të ishte. Po vete 74 vjeç, smbaj mend të ketë bërë kaq vapë si 2 vitet e fundit. Çmimet janë të shtrenjta” thotë një 74 vjeçare. U.D/E.H/Shqiptarja.com TAG: vape temperatura te larta Berat Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 3.0 / 5 (2 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
9 Gusht, 17:40
A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 43.3% Jo 49.5% I/e dyzuar 7.2% Vota total: 3245 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 9 Gusht, 17:40 A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?
