Lajme Zone
Në 24 orë, tri vatra zjarri në Qarkun e Gjirokastrës
Të tjeraCNA

Në 24 orë, tri vatra zjarri në Qarkun e Gjirokastrës

Tre vatra zjarri janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit...

Tre vatra zjarri janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Qarkun e Gjirokastrës, në zonat e Dragotit, Labovës dhe Lazaratit.

Në Dragot, flakët përfshinë rreth 20 hektarë me shkurre, ndërsa u dogjën edhe rreth 200 rrënjë ullinj.

Për shuarjen e zjarrit u angazhuan të gjitha strukturat zjarrfikëse të Qarkut Gjirokastër, Forcat e Armatosura, ushtria dhe banorë të zonës. Terreni i vështirë dhe era favorizuan përhapjen e flakëve, ndërsa ndërhyrja u bë edhe me pompa shpine. Ndërkohë, në zonen e Labovës u dogjën rreth 30 hektarë sipërfaqe me shkurre, bar dhe pemë frutore.Pas ndërhyrjes së forcave në terren, të gjitha vatrat e zjarrit janë shuar.

Strukturat e MZSH-së kanë vijuar monitorimin gjatë gjithë natës dhe, sipas informacionit zyrtar, nuk janë konstatuar riaktivizime të vatrave. Në total, gjatë 24 orëve të fundit në Qarkun e Gjirokastrës janë përballuar tre vatra zjarri, me një sipërfaqe të djegur prej rreth 50 hektarësh./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.