Bujqësia është prioritet thuajse në çdo program qeverisës apo buxhet të ri, por kur ndalemi tek paratë, mbetet në vendnumëro. Prej vitesh sektori që kontribuon me afro 18% në PBB-së së vendit është në rënie të vazhdueshme ndërkohë që fermerët ankohen për mbështetje financiare të pamjaftueshme, mungesë punonjësish dhe investimesh në funksion të këtij sektori. Në projektbuxhetin për vitin 2027, qeveria ka ndarë 16.5 miliardë lekë (180 mln euro) për Ministrinë e Bujqësisë, me rritje prej vetëm 100 milionë lekësh krahasuar me këtë vit. Këto para do të shkojnë për të vijuar me programet e nisura që nga viti aktual, e më konkretisht për Skemën Kombëtare apo kompensimin e TVSH-së. LEXO EDHE:Projektbuxheti 2027, ku do të shkojnë paratë? Nga skema e re për mbështetjen e familjeve të reja, deri tek 35 mld lekë për pensionet, ekspertët: Është social por duhet të ishte më strategjik Buxheti i Ministrisë së BujqësisëViti 2026 16.4 mld lekëViti 2027 16.5 mld lekëDiferenca +100 mln lekëPër vitin që vjen vlera e Skemës Kombëtare do të jetë 5.3 miliardë lekë (rreth 57 mln euro me kursin aktual) nga 5.2 miliardë lekë këtë vit, e prej këtij fondi është parashikuar të përfitojnë 43.666 fermerë. Pra pavarësisht kërkesave të fermerëve për më shumë financim sidomos tek blegtoria që ka edhe rënien më të madhe, financimi vjen me një rritje minimale. Skema kombëtare e bujqësisëViti 2026 5.2 mld lekëViti 2027 5.3 mld lekëDiferenca +100 mln lekëNdërsa për kompensimin e TVSH-së me 10% për të gjithë fermerët që shesin produktet e tyre tek agropërpunuesit, agroturizmat apo grumbulluesit, janë parashikuar 3 miliardë lekë. Kjo skemë parashikon që tatimet ti kthejnë fermerëve 10% të vlerës që ka autofatura që kanë marrë nga blerësi i produkteve të tyre. Edhe në këtë projektbuxhet është vënë si projeksion edhe zhbllokimi i fondeve të IPARD III, pasi theksohet se në 2027-ën priten edhe 94 milionë eurot e Bashkimit Evropian. Për ekspertët përqendrimi në sektorë që nuk prodhojnë të ardhura e punësim, dhe mungesa e financimit të mjaftueshëm për bujqësinë nuk garanton qëndrueshmëri ekonomike. Aktualisht bujqësia punëson 396 mijë persona, kryesisht të vetëpunësuar në fermat e tyre bujqësore/blegtorale, dhe në vend të dytë pas bujqësisë vjen sektori i shërbimeve që ka 28% të totalit të të punësuarve në vend. Xh.K/E.H/Shqiptarja.com TAG: buxheti 2027 Ministria e bujqësisë Komente Komento Sondazhi i ditës:
8 Tetor, 11:03
PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 60.3% Jo 33.5% Nuk e di 6.2% Vota total: 4276 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 8 Tetor, 11:03 PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?
