Skemat e mbështetje së fermerëve në Shqipëri do të kenë një program më afatgjatë .Qeveria ka ndryshuar ligjin për bujqësinë duke e përafruar atë me standardet e Bashkimit Europian dhe disa nga ndryshimet kryesore lidhen me mënyrën e ofrimit të mbështetjes financiare.
Në draft përcaktohet se nuk do të aplikohen më skema vjetore dhe do të kalohet në një programim 7-vjeçar . Në relacion thuhet se programi 1-vjecar i financimit u jepte fermerëve pak siguri për vitet në vijim dhe nuk krijonte një lidhje të qartë ndërmjet nevojave të sektorit, ndërhyrjeve të zgjedhura dhe rezultateve të matshme
Në projektligj përcaktohet se vëmendje e veçantë do t’u kushtohet fermerëve të rinj, fermave të vogla dhe atyre familjare, përmes pagesave plotësuese dhe mekanizmave të thjeshtuar të mbështetjes. Një tjetër ndryshim i rëndësishëm është edhe një kontroll më i fortë mbi subvencionet. Projektligji parashikon ngritjen e Sistemit të Integruar të Administrimit dhe Kontrollit, e madje Sistemi do të përdorë të dhëna satelitore, regjistrin e fermave dhe regjistrin e kafshëve.
Po ashtu një detaj tjetër i ri në projektligj është edhe detyrimi për zbatimin e objektivave mjedisore dhe klimatike. Subvencionet do të jenë të lidhura edhe me angazhimin për mbrojtjen e biodiversitetit, përdorimin e qëndrueshëm të tokës dhe ujit, reduktimin e emetimeve dhe përmirësimin e mirëqenies së kafshëve. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *AnashAktualitet bujqësialigjindryshonprodhimi
