Lajme Zone
Ndryshon axhenda e Kombëtares për Ligën e Kombeve, lista me të grumbulluarit të premten! Flet edhe trajneri Maran
SportReport TV

Ndryshon axhenda e Kombëtares për Ligën e Kombeve, lista me të grumbulluarit të premten! Flet edhe trajneri Maran

Për kombëtaren sfidat me Finlandën dhe Bjellorusinë janë përcaktuese për renditjen në grupin e Ligës së Kombeve

Ka ndryshime në axhendën e Kombëtares. Lista me të grumbulluarit, e planifikuar më herët të publikohet të shtunën në orën 11:00, do të njoftohet të premten në orën 12:00 në ambientet e ‘Shtëpisë së Futbollit’. Tekniku do të shpallë listën në një konferencë për media ku do t’i përgjigjet pyetjeve të gazetarëve në lidhje me zgjedhjet e tij. Ivan Balliu për shkak të zgjedhjes së tij, Armando Broja dhe Medon Berisha të dëmtuar nuk do të jenë pjesë e listës. Ndërkohë Thomas Strakosha pavarësisht mungesës së gjatë me AEK-un për shkak dëmtimesh, ka gjasë të thirret me kuqezinjtë. LEXO edhe...Dëmtimet dhe mosha, Ivan Balliu e mbyll me Kombëtaren? Mbrojtësi vetëpërjashtohet nga lista e Maran Grumbullimi i Kombëtares do të nisë të hënën zyrtarisht me kuqezinjtë që nisin përgatitjet për dy sfidat vendimtare ndaj Finlandës, që luhet më datë 12 nëntor, ora 20:45 në stadiumin “Air Albania” dhe ndaj Bjellorusisë, që luhet më datë 15 nëntor stadiumin “Illovszky Rudolf” të Budapestit, Hungari. Shqipëria aktualisht renditet në vendin e parë në Grupin C1 me 9 pikë, e ndjekur nga Bjellorusia dhe Finlanda me nga 7 pikë secila. Ne.k./ReportTv.al kombetarja shqiptare grumbullimi Liga e Kombeve Rolando Maran Komento Komente Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 55.9% Veliajn 22.7% Asnjërin 21.4% Vota total: 569 Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?