Lajme Zone
'Protestat që dogjën Tiranën s’kishin lidhje me studentët por me PD', Ylli Pata në Report TV: Berisha priste që Trump të arrestonte Ramën në Surrel! Sot është shah-mat
PolitikëReport TV

'Protestat që dogjën Tiranën s’kishin lidhje me studentët por me PD', Ylli Pata në Report TV: Berisha priste që Trump të arrestonte Ramën në Surrel! Sot është shah-mat

Protestat që përfunduan me dhunë në Tiranë nuk kishin lidhje me studentët, por sipas analistit Ylli Pata, ishin pjesë e një operacioni tjetër, ku u përfshinë edhe elementë të Partisë Demokratike. I ftuar në  Report TV, Pata tha se dhuna ishte një metodë e dëshpëruar dhe se protesta humbi mundësinë për t’u kthyer në një lëvizje politike që të sillte ndryshim qeverie.

Analisti Ylli Pata thotë se protestat që përfunduan me dhunë në Tiranë nuk kishin lidhje me studentët, por ishin pjesë e një operacioni tjetër, ku sipas tij u përfshinë edhe elementë të Partisë Demokratike. Në emisionin “Studio Live” në Report TV, Pata e cilësoi dhunën si një metodë të dëshpëruar dhe u shpreh i bindur se ajo nuk mbështetet nga Perëndimi. LEXO edhe...Franca përfshihet nga protestat, 270 mijë qytetarë në rrugë! Përplasje me policinë në Paris dhe Lion, mbyllet Kulla Eifel nga greva Sipas tij, protesta ishte një shans i humbur për t'u kthyer në një lëvizje politike që mund të sillte ndryshim qeverie. Ai kritikoi edhe pritshmëritë e Sali Berishës ndaj Donald Trump, duke kujtuar deklaratën se presidenti amerikan do të arrestonte Edi Ramën në Surrel. "Tashmë është e qartë që protestat që dogjën Tiranën nuk kishin lidhje as me studentët e as me protestën. Ishte një operacion tjetër që ccuditërisht ka pasur brenda edhe elementë të opozitës PD. Dhuna është një element, metodë e dëshpëruar. Jam i bindur që perëndimi nuk e mbështet dhunën. Protesta ka qenë një lëvizje politike. Flamingot kanë qenë një lëvizje me regji nga amerika dhe Europa ku më shumë ishte një strategji komunikimi e bërë nga mjeshtra dhe strategë politikë ku pa dyshim ne pamë CNN, Reuters. Ne pritëm që kjo protestë të kthehej në ngjizje por se arriti dot. Ishte një shans i humbur. Ne skemi nevojë për revolucion por për ndryshim qeverie. Ku kishte më të fuqishëm se Trump? Kapi presidentin e Venezuelës në shtëpinë e vet dhe sulmoi Iranin. Berisha tha se do vijë Trump për 3-4 muajë dhe do arrestojë Ramën në Surrel. Sot Donald Trump është shah mat!” tha Ylli Pata. U.D/A.E/ReportTv.al edi rama donald trump PD protestat kunder qeverise Komento Komente Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 55.7% Veliajn 22.6% Asnjërin 21.6% Vota total: 574 Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?