Lajme Zone
Ndryshojnë emrat, jo lidhjet: Çfarë fshihet pas ‘shitjes’ së Sori-Al?
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Ndryshojnë emrat, jo lidhjet: Çfarë fshihet pas ‘shitjes’ së Sori-Al?

Kontrata e shitjes është firmosur më 29 qershor 2026, vetëm katër ditë pas helmimit të dytë të studentëve të Akademisë së Sigurisë. Sipas saj, Alma Tafani i ka shitur aksionet e kompanisë Ramazan Trokës për rreth 2.036 milionë euro, shumë që parashikohet të paguhet në tre këste vjetore.

Nikolin Jaka & Alma Tafani Dokumentet tregojnë se kompania kaloi te Ramazan Troka, një emër me lidhje të mëparshme biznesi me Alma Tafanin dhe Nikolin Jakën. Historia e "Sori-Al" dhe "KPL" ngre pikëpyetje nëse kemi të bëjmë me një ndryshim real pronësie apo vetëm formal. Vetëm pak javë pas skandalit të përsëritur të helmimeve në Akademinë e Sigurisë, kompania "Sori-Al" ka ndryshuar zyrtarisht pronar. Por dokumentet e shitjes dhe historia e marrëdhënieve mes personave të përfshirë ngrenë pikëpyetje nëse kemi të bëjmë me një transferim real të biznesit apo vetëm me një ndryshim formal të emrave.

Kontrata e shitjes është firmosur më 29 qershor 2026, vetëm katër ditë pas helmimit të dytë të studentëve të Akademisë së Sigurisë. Sipas saj, Alma Tafani i ka shitur aksionet e kompanisë Ramazan Trokës për rreth 2.036 milionë euro, shumë që parashikohet të paguhet në tre këste vjetore.

Në pamje të parë duket si një shitje e zakonshme. Megjithatë, lidhjet e mëparshme mes palëve tregojnë një histori krejt tjetër.

Ramazan Troka nuk është një emër i ri në këtë aktivitet. Ai ka qenë pronar i kompanisë KPL, të cilën e bleu në vitin 2007 pikërisht nga Alma Tafani. Më pas e administroi për vite me radhë, derisa në qershor të vitit të kaluar ia shiti sërish po Alma Tafanit. Vetëm pak javë më vonë, Tafani e shiti KPL te Mario Haxhiymeri për rreth 45 milionë lekë. Shitet kompania e skandaleve, 'Sori Al' ndërron pronar për 2 milionë euro

29 Korrik, 13:20 Pra, brenda një periudhe të shkurtër kohore, dy kompanitë më të mëdha të kateringut publik, Sori-Al dhe KPL, kanë ndryshuar pronarë, por emrat që shfaqen në dokumente janë të njëjtët që kanë qarkulluar prej vitesh rreth këtyre bizneseve.

Dokumentet tregojnë gjithashtu se Sori-Al dhe KPL kanë një histori të përbashkët. Të dyja kanë qenë më herët nën kontrollin e Nikolin Jakës, ndërsa më pas kaluan formalisht te Alma Tafani dhe Ramazan Troka. Megjithatë, kontrata qiraje, përdorimi i të njëjtës adresë selie dhe marrëdhënie të tjera biznesi të dokumentuara sugjerojnë se lidhjet mes kompanive kanë vijuar edhe pas ndryshimeve të pronësisë.

Kjo histori merr një tjetër dimension në dritën e skandaleve të përsëritura me ushqimin në Akademinë e Sigurisë. Vetëm brenda pak muajsh janë raportuar dy raste helmimesh masive të studentëve, ndërsa më parë kanë ekzistuar edhe episode të ngjashme. Pas rastit të parë të këtij viti, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bllokoi përkohësisht aktivitetin e kompanisë, por vetëm pak ditë më vonë e lejoi të rifillonte punën, duke deklaruar se analizat nuk kishin gjetur probleme në mostrat e ushqimit. Katër helmime dhe asnjë ndëshkim/ Pse mbetet e paprekshme “Sori-Al” e Nikolin Jakës dhe Alma Tafanit?

25 Qershor, 16:37 Në gjashtë vitet e fundit, Sori-Al dhe KPL kanë përfituar së bashku mbi 45 milionë euro nga kontratat publike për furnizimin me ushqime të spitaleve, burgjeve, reparteve ushtarake dhe institucioneve të tjera shtetërore.

Ndryshimi i pronarëve, i ndodhur menjëherë pas skandaleve që kanë shoqëruar aktivitetin e kompanisë, së bashku me historinë e marrëdhënieve mes personave të përfshirë, shton pikëpyetjet nëse kemi të bëjmë me një ndryshim të vërtetë të kontrollit të biznesit apo vetëm me një riorganizim formal të pronësisë. Sinjalet janë se Ramazan Troka është prestanome, pasi në prapaskenë janë po Nikolin Jaka me gruana e tij, por vetëm sa duan të ruajnë imazhin. /Pamfletisori al shitja Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Ndryshimet në polici, anulohet gara për drejtuesit e tre departamenteve kryesore 29 Korrik 2026, 18:5018:50Aktualitet Rossmann & Lala sjell super ofertat e verës me ulje deri në -40%! 29 Korrik 2026, 17:3317:33Aktualitet Ngjarja e rëndë në fshatin Domë të Shkodrës, reagon presidenti Begaj: Thellësisht i pikëlluar, ngushëllime familjarëve 29 Korrik 2026, 17:0617:06Aktualitet Rihetimi/ Në dosjen e Ilir Beqjes, mungon emri i Mirela Kumbaros dhe Ermal Mamaqit 29 Korrik 2026, 16:4016:40Aktualitet “I bleu bashkëpunëtores skaf 1 mln euro”, Klodjana Lala: Ermal Beqiri kishte patentë piloti, iu gjetën GPS gjatë fluturimit! 29 Korrik 2026, 16:1416:14Aktualitet Pas Pakistanit dhe Bangladeshit, Shqipëria hap rrugën për punëtorë nga Vietnami 29 Korrik 2026, 15:4515:45Aktualitet