Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, Berisha: Mburojë për Ramën, drafti të mos kalojë pa miratimin e Venecias, KiE s'e ka mbështetur (VIDEO)


Nga Strasburgu Sali Berisha i kishte bërë një analizë të hollësishme, ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale të prezantuar nga shefi i qeverisë Edi Rama një ditë më parë. Për të, këto propozime nuk janë as më pak e as më shumë veçse një përpjekje për të kthyer në ligj, pengesat që drejtësisë nuk iu bënë dot përmes presioneve. “Edi Rama kërkon me çdo kusht të zhvlerësojë provat me ligj, të zhvler

Nga Strasburgu Sali Berisha i kishte bërë një analizë të hollësishme, ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale të prezantuar nga shefi i qeverisë Edi Rama një ditë më parë. Për të, këto propozime nuk janë as më pak e as më shumë veçse një përpjekje për të kthyer në ligj, pengesat që drejtësisë nuk iu bënë dot përmes presioneve. “Edi Rama kërkon me çdo kusht të zhvlerësojë provat me ligj, të zhvlerësojë provat që janë të, të gjetura në aparatet celulare, të zhvlerësojë provat të cilat janë të gjetura në, në vende të ndryshme. Pra, atë që, atë që s'arritën ta bëjnë me presione mbi drejtësinë, tani kërkojnë ta bëjnë me ligj”, tha Berisha. LEXO edhe...Prokurorët kundër ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale: Cenohet sekreti hetimor, ngadalësohet zbulimi i krimeve, sidomos korrupsionit dhe krimit të organizuar Duke paralajmëruar votën kundër të demokratëve, Berisha thotë se së pari për paketën ligjore çështje duhet të merret mendimi i Komisionit të Venecias: “Unë kërkova që kjo paketë të mos votohet në asnjë mënyrë, kërkova që kjo paketë t’i kalojë për ekspertizë Komisionit të Venecias. Shqipëria nuk ka nevojë të zbusë ligjet në luftën kundër korrupsionit dhe kriminalitetit, përkundrazi, ka nevojë t’i forcojë. Përveç kësaj, theksova se paketa amniston pothuaj de facto të gjitha krimet elektorale”, tha Berisha. Berisha thotë se as Këshilli i Europës nuk i mbështet këto ndryshime në kodin e procedurës penale: “Kjo nuk është një paketë e sugjeruar apo e miratuar apo e hartuar nga specialistët e Këshillit të Europës”, vijon Berisha. Komentet, Berisha i bëri pas takimit me Sekretaren e Përgjithshme të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës në Strasburg. Ora 12:56 Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale/ Ivi Kaso: Rama kërkon të paralizojë hetimet dhe të bllokojë SPAK, grusht shteti institucional Deputeti i PD-së, Ivi Kaso, kundërshtoi ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale, duke i cilësuar si një përpjekje të kryeministrit Edi Rama për të kufizuar hetimet penale dhe SPAK-un. Sipas Kasos, me propozimet e reja për masat e sigurisë dhe hetimin penal, qeveria po ndryshon rregullat për t’i vendosur pengesa drejtësisë dhe e quajti lëvizjen një grusht shteti institucional.“Për hallin e Erjonit, Belës, Gysit dhe Vlorës sot, por mbi të gjitha për hallin e tij nesër Rama vendos t'i vërë zjarrin shtetit. Me ndryshime e propozuara dje në Kodin e Procedurës Penale, një iniciativë e pakonsultuar me asnjë nga partnerët, Rama personalisht propozon të paralizohet hetimi penal në çdo prokurori të vendit dhe jo vetëm në SPAK ku i ka dhe do t'i ketë hallet.Do t'i kishte rënë më shkurt t'i mbyllte fare prokuroritë dhe në fakt do të kishte qenë më e ndershme! Jo vetëm i kërkon drejtësisë që tani të luajë me rregullat e përcaktuara nga ai vetë, në konflikt madhor interesi, por as që e fsheh më që është i gatshëm të bëjë gjithçka vetëm që drejtësia as të mos guxojë t'i afrohet vetë atij.Sa për ta kuptuar qytetarët - një grabitës që vjedh shtëpinë tuaj në mes të ditës ose dikush që me qëllim të shkatërron pronën tënde me zjarr tashmë nuk përfn më në burg me ndryshimet e Ramës! E njëjta gjë vlen edhe për një zyrtar që shpërdoron kompetencat, falsifikon dokumentat, fsheh të ardhurat, manipulon tenderat, korrupton në mënyrë aktive zyrtarë të tjerë.... e kështu pa fund...Kjo nuk është Reformë. Ky është grusht shteti institucional nga një bandit ende me pushtet! Deri në këtë derexhe është gati t'a katandisë shtetin vetëm që të bllokojë SPAKUN”, shkruan Kaso. Share U.D/SI.E./ReportTv.al PD sali berisha kodi i procedures penale Komento Komente Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 73.2% Jo 22.4% Jam i/e dyzyuar 4.3% Vota total: 1386 Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?