Lajme Zone
Ndryshime në qeveri, emërohen dy zëvendësministra të rinj te Shëndetësia dhe Punët e Jashtme
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Ndryshime në qeveri, emërohen dy zëvendësministra të rinj te Shëndetësia dhe Punët e Jashtme

Këtë të mërkurë, me propozim të kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi emërimin e dy zëvendësministrave të rinj.

Këtë të mërkurë, me propozim të kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi emërimin e dy zëvendësministrave të rinj. Këshilli i Ministrave ka emëruar Anila Rexhën zëvendësministre të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale

Njoftimi i Kryeministrisë:

VENDIM PËR EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Anila Rexha emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Ndërkohë Kevin Bufi është emëruar zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Kevin Bufi emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”. Top Channel