Ermal Jauri është emëruar drejtor i ri i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar (AKSIK). Jauri zëvendëson në këtë detyrë Altin Janin, i cili është liruar nga posti me vendim të zëvendëskryeministres Albana Koçiu. Altin Jani e mbante detyrën e drejtorit të Përgjithshëm të AKSIK që prej vitit 2024. Ai ishte bërë pjesë e Autoritetit Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar që në vitin 2012. LEXO EDHE:VKM/ Mario Keputa emërohet zv.ministër i Ekonomisë dhe Inovacionit Vendimi: Për lirimin dhe emërimin në detyrë të drejtorit të përgjithshëm të Autoritetit Kombëtar të Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës; të shkronjës “ç”, të pikës 1, të nenit 67, dhe të nenit 66, të ligjit nr. 10/2023, “Për informacionin e klasifikuar”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: Z. Altin Jani, drejtor i përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar, lirohet nga kjo detyrë. Z. Ermal Jauri emërohet drejtor i përgjithshëmi Autoritetit Kombëtar të Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar.Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare. Zëvendëskryeministër Albana Koçiu Xh.K/Shqiptarja.com TAG: Altin Jani Ermal Jauri vkm Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Meti Tirane: 18/09/2026 15:03 Largohet Jauri e vjen Jani, si njeri e tjetri e njeta situate i njeti Instuticion, pa siguri informacioni vetem ne dispozicion te urdheruesve nga Krimi i organzuar dhe korrupsioni, cdo Informacilon Deklasifikhet dhe del ne medja apo rrjete sociale! Përgjigju Sondazhi i ditës:
16 Shtator, 14:18
Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 5.8% Të gabuar 89.5% Nuk e di 4.7% Vota total: 3362 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 16 Shtator, 14:18 Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?
