Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Ndjesë që ju kam kërkuar votën për Ramën”, shpërthen Pavlin Luli ish-kandidati për deputet i PS: Na tradhtoi


Propozimi i mazhorancës për reformën territoriale vijon të shkaktojë protesta në bashkitë që do të zhbëhen, ku mbrëmjen e së premtes qytetarët e Fushë-Arrëzit, administrata e bashkisë dhe deputetë të shumtë protestuan kundër shkrirjes së këtij institucioni me Bashkinë Pukë.

Propozimi i mazhorancës për reformën territoriale vijon të shkaktojë protesta në bashkitë që do të zhbëhen, ku mbrëmjen e së premtes qytetarët e Fushë-Arrëzit, administrata e bashkisë dhe deputetë të shumtë protestuan kundër shkrirjes së këtij institucioni me Bashkinë Pukë. Protestës iu bashkuan dhe bashkëkryetari i komisionit për reformën territoriale nga opozita Luçiano Boçi, deputeti Gjin Gjoni dhe kryebashkiaku i Fushë-Arrëzit Hil Curri, i cili hodhi akuza të forta ndaj Arbajn Maznikut. Propozimi i PS-së për reformën territoriale ka shkaktuar pakënaqësi edhe te vetë socialistët, ku ish-kandidati për deputet Pavlin Luli iu bashkua kauzës së qytetarëve kundër zhbërjes së bashkisë Fushë-Arrëz. Edhe banorët e kanë kundërshtuar me ngulm këtë nismë, duke argumentuar se shkrirja e institucioneve vendore do të sjellë përkeqësim të marrjes së shërbimeve.

Banoret e Fushë-Arrezit nisën nënshkrimin e një peticioni kundër draftit teksa paralajmëruan përshkallëzimin e protestave. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb