Lajme Zone
Ndihmëspiloti goditi me thikë kapitenin dhe tentoi të rrëzojë avionin në fluturimin Dubai-Tel Aviv, Netanyahu takon pasagjerin që parandaloi tragjedinë: Je hero
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Ndihmëspiloti goditi me thikë kapitenin dhe tentoi të rrëzojë avionin në fluturimin Dubai-Tel Aviv, Netanyahu takon pasagjerin që parandaloi tragjedinë: Je hero

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu u takua me pasagjerin Yaniv Hayoun që ndërhyri menjëherë gjatë incidentit në bordin e fluturimit FlyDubai dhe ndaloi pilotin, pas mbërritjes së tij në aeroportin Ben Gurion në Tel Aviv. “Ti je një hero” i tha Netanyahu pasagjerit, i cili më pas përshkroi përpjekjen e tij për të hyrë në kabinën e pilotëve. LEXO edhe...Momente paniku në fluturimin Dubai-Tel

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu u takua me pasagjerin Yaniv Hayoun që ndërhyri menjëherë gjatë incidentit në bordin e fluturimit FlyDubai dhe ndaloi pilotin, pas mbërritjes së tij në aeroportin Ben Gurion në Tel Aviv. “Ti je një hero” i tha Netanyahu pasagjerit, i cili më pas përshkroi përpjekjen e tij për të hyrë në kabinën e pilotëve. LEXO edhe...Momente paniku në fluturimin Dubai-Tel Aviv, ndihmëspiloti godet me thikë kapitenin dhe tenton të rrëzojë avionin! Izraeli: Synonte një atentat si ai i 11 Shtatorit (VIDEO) Hayoun tha se piloti që ishte goditur me thikë ishte mbështetur në derë, gjë që e bëri të vështirë hapjen e saj në fillim. Kur hyri në kabinë, ai tha se e pa sulmuesin në panelin midis dy sediljeve. “Nuk kishte pilotë në vende. Njëri ishte në dysheme, tjetri ishte në panelin e kontrollit”, tha Hayoun, duke shtuar se dukej sikur po përpiqej ta çaktivizonte aeroplanin. Avioni, një Boeing 737 MAX me rreth 150 pasagjerë në bord, u detyrua të devijonte itinerarin dhe kreu një ulje emergjente në aeroportin e Tabukut, në Arabinë Saudite, Disa pasagjerë dhe pjesëtarë të ekuipazhit raportohet se hynë në kabinë për të ndihmuar në neutralizimin e personit që dyshohet se sulmoi kapitenin. Të dhënat e gjurmimit tregojnë se avioni humbi më shumë se 14 mijë këmbë lartësi në më pak se 30 sekonda, duke shkaktuar panik në bord. Pas uljes në Tabuk, një prej dëshmitareve tha se për disa momente pasagjerët menduan se nuk do të dilnin gjallë nga avioni. Xh.K/ReportTv.al telaviv Izrael Komento Komente Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 74.1% Jo 21.8% Jam i/e dyzyuar 4.1% Vota total: 871 Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?