Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

Mbyllet revolta e 123 kundër qeverisë, dorëheqja e kryeministrit kërkesë e panegociueshme: Shqipëria po bën revolucion


Me thirrjet “Nesër më shumë” ka përfunduar edhe protesta e 123 kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Me thirrjet “Nesër më shumë” ka përfunduar edhe protesta e 123 kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Qytetarët shprehet të vendosur se revolta nuk do të ndalet dhe se kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama është e panegociueshme. Protestuesit marshuan në kryeqytet, “arrestoni Ramën”, arrestoni Ballukun , “Shqipëria kërkon revolucion”. Gjatë marshimit kanë ndezur edhe flakadanë duke i dhënë një tjetër nocion protestës. Më herët u zhvillua edhe takimi i Presidentes së Komisionit Europian Von der Leyen me kryeministrit Edi Rama, ndërsa qytetarët u organizuan në lokacione të ndryshme të Bulevardit për shkak se nuk u lejuan nga policia të mbanin tubimin para sheshit të Kryeministrisë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: BE edi rama protesta