Lajme Zone
Të tjeraABC News Albania

Ndezi zjarrin në Petë të Vlorës, arrestohet 52-vjeçari, në kërkim vëllai dhe kushëriri i tij


Vlorë – Një 52-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në zonën e “Qafës së Petës”, duke shkaktuar djegien e një sipërfaqeje toke me bimësi të egër dhe pemë ulliri.

Vlorë – Një 52-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në zonën e “Qafës së Petës”, duke shkaktuar djegien e një sipërfaqeje toke me bimësi të egër dhe pemë ulliri.

Ngjarja është regjistruar më 6 korrik 2026, ndërsa pas një hetimi disa-javor, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar.

Në pranga ka rënë shtetasi A. S., 52 vjeç, banues në fshatin Mallkeq, i cili akuzohet për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Sipas Policisë, zjarri i ndezur prej tij është përhapur në zonën përreth, duke djegur bimësi të egër dhe disa pemë ulliri.

Por gjatë shoqërimit të 52-vjeçarit në ambientet e Policisë, situata është përshkallëzuar. R. S., 62 vjeç, dhe I. S., 35 vjeç, përkatësisht vëllai dhe kushëriri i të arrestuarit, dyshohet se kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë dhe kanë tentuar t’i pengojnë në kryerjen e detyrës.

Pas përplasjes me efektivët, dy shtetasit janë larguar dhe aktualisht janë shpallur në kërkim nga Policia.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet