TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar katër persona dhe ka proceduar penalisht shtatë të tjerë, pas akteve të dhunës të regjistruara gjatë protestës së zhvilluar të shtunën në kryeqytet.
Sipas Policisë, gjatë tubimit protestuesit kanë kundërshtuar dhe goditur punonjësit e Policisë me sende të forta dhe lëndë piroteknike, kanë bllokuar qarkullimin dhe kanë djegur kazanë mbeturinash.
Në kuadër të hetimeve, gjatë kontrolleve janë sekuestruar një sasi lënde narkotike kanabis, një send metalik shpues, mjete për hedhjen e gurëve, sfera metalike dhe një send imitues i armës së zjarrit, së bashku me 50 sfera. Gjithashtu, Policia ka vendosur 12 gjoba. Njëra prej gjobave, në vlerën 500 mijë lekë, është vendosur ndaj një personi që, sipas Policisë, i maskuar me kapuç, ka goditur me gurë efektivët dhe godinën e Kryeministrisë, duke mos iu bindur thirrjeve të policisë për ndalimin e veprimeve të dhunshme.
Ndërkohë, Policia thotë se hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në incidentet e dhunshme dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *Fokus*KryesoreAktualitet gjobaprotesteshqiperi
