Lajme Zone
Ndeshja Shqipëri-Bjellorusi, rrugët që do të bllokohen
SportJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Ndeshja Shqipëri-Bjellorusi, rrugët që do të bllokohen

Policia e Shtetit ka marrë masa të posaçme për garantimin e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe pas ndeshjes Shqipëri-Bjellorusi, që zhvillohet sot në orën 20:45 në stadiumin “Air Albania”. Për shkak të fluksit të tifozëve, nga ora 17:00 deri në përfundim të takimit do të kufizohet qarkullimi në disa akse pranë stadiumit, ndërsa Rruga e Elbasanit, Unaza dhe bulevardi “Bajram Curri” do të vijojnë të jenë të hapura.

Kufizimet do të prekin Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, rrugët “Papa Gjon Pali II”, “Dervish Hima”, “Asim Zeneli”, “Themistokli Gërmenji”, “Ismail Qemali”, “Lekë Dukagjini” dhe “Abdyl Frashëri”. Gjithashtu, te sheshi “Willson” lëvizja do të devijohet drejt rrugës “Sami Frashëri” pak para përfundimit të ndeshjes. Rruga “Lekë Dukagjini” do të përdoret si koridor hyrjeje për në parkimin e përcaktuar vetëm nga mjetet e autorizuara nga FSHF-ja.

Policia njofton se tifozët do t’i nënshtrohen kontrolleve të imtësishme para hyrjes në stadium. Nuk do të lejohet futja e fishekzjarrëve, flakadanëve, lëndëve piroteknike, banderolave me përmbajtje raciste, monedhave metalike, çadrave, çakmakëve, karikuesve të celularëve dhe sendeve të tjera të rrezikshme. Autoritetet u bëjnë thirrje tifozëve të paraqiten në stadium duke filluar nga ora 18:30, për të shmangur vonesat dhe radhët para nisjes së ndeshjes.