Lajme Zone
Ndeshja Shqipëri-Bjellorusi, policia njofton planin e masave; rrugët që do të bllokohen në Tiranë
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Ndeshja Shqipëri-Bjellorusi, policia njofton planin e masave; rrugët që do të bllokohen në Tiranë

Kufizimet do të nisin në orën 17:00 dhe do të vijojnë deri në përfundim të ndeshjes. Policia ka bërë të ditur se bllokimet dhe devijimet do të zbatohen në bashkëpunim me Policinë Bashkiake të Tiranës, ndërsa për garantimin e sigurisë janë angazhuar qindra efektivë. Tifozëve u është kërkuar të paraqiten në stadium duke nisur nga ora 18:30, për të shmangur fluksin pak para fillimit të ndeshjes.

Stadiumi Air Albania Kufizimet do të nisin në orën 17:00 dhe do të vijojnë deri në përfundim të ndeshjes. Policia ka bërë të ditur se bllokimet dhe devijimet do të zbatohen në bashkëpunim me Policinë Bashkiake të Tiranës, ndërsa për garantimin e sigurisë janë angazhuar qindra efektivë. Policia e Shtetit ka njoftuar planin e masave për garantimin e rendit dhe sigurisë për ndeshjen Shqipëri-Bjellorusi, që do të luhet mbrëmjen e sotme, në orën 20:45, në stadiumin “Air Albania”. Në kuadër të masave, disa prej akseve kryesore pranë stadiumit do të bllokohen për qarkullimin e automjeteve.

Kufizimet do të nisin në orën 17:00 dhe do të vijojnë deri në përfundim të ndeshjes. Policia ka bërë të ditur se bllokimet dhe devijimet do të zbatohen në bashkëpunim me Policinë Bashkiake të Tiranës, ndërsa për garantimin e sigurisë janë angazhuar qindra efektivë. Tifozëve u është kërkuar të paraqiten në stadium duke nisur nga ora 18:30, për të shmangur fluksin pak para fillimit të ndeshjes.

"Policia e Shtetit/Plan masash për garantimin e rendit dhe sigurisë, para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes së futbollit ndërmjet ekipeve të Shqipërisë dhe Bjellorusisë, që do të zhvillohet mbrëmjen e sotme, në orën 20:45, në stadiumin “Air Albania”.

Plani i masave parashikon detyrat që do të kryejnë të gjitha strukturat, duke u mbështetur në përvojën pozitive për planifikimin, organizimin dhe menaxhimin e situatës së rendit dhe sigurisë publike gjatë aktiviteteve ndërkombëtare.

Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, si dhe për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve në qytetin e Tiranës, gjatë datës 26.09.2026, nga ora 17:00 deri në përfundim të ndeshjes, nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake të Tiranës, do të aplikohen kufizime të qarkullimit të mjeteve në disa akse rrugore në afërsi të stadiumit.

Rrugët që do të jenë të bllokuara nga ora 17:00 deri në përfundim të ndeshjes:

-Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga fast food-i “Laguna”, pranë urës së ish-Hotel Dajtit;

-Rruga “Papa Gjon Pali II”, te kryqëzimi i RTSH-së;

-Rruga “Dervish Hima”, pranë Ambasadës së SHBA-së;

-Rruga “Asim Zeneli”, pranë Ambasadës së SHBA-së;

-Rruga “Themistokli Gërmenji”, në hyrje;

-Rruga “Ismail Qemali”, te kryqëzimi i RTSH-së;

-Rruga “Lekë Dukagjini”, pranë ish-Gardës së Republikës (koridor hyrjeje për në parkimin e caktuar, vetëm për mjetet e autorizuara nga FSHF-ja);

-Rruga “Abdyl Frashëri”, pranë kryqëzimit të Librit Universitar;

-Te sheshi “Willson”, devijohet lëvizja në drejtim të rrugës “Sami Frashëri”, pak para përfundimit të ndeshjes.

Rruga e Elbasanit, Unaza dhe bulevardi “Bajram Curri” do të jenë të lira për lëvizjen e mjeteve.

Në zbatim të planit të masave, punonjësit e Policisë së Shtetit do të ushtrojnë kontroll të imtësishëm ndaj tifozëve, para futjes në stadium, me qëllim parandalimin e futjes në stadium të banderolave me përmbajtje raciste, të fishekzjarrëve, flakadanëve, lëndëve piroteknike, monedhave metalike, çadrave, çakmakëve, karikuesve të celularëve, mjeteve/produkteve për përdorim kozmetik dhe sendeve të tjera të forta, të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e pjesëmarrësve.

Kërkojmë mirëkuptimin e tifozëve që të paraqiten në hyrjen e stadiumit, duke filluar nga ora 18:30, pasi, për shkak të fluksit të tifozëve, pak para fillimit të ndeshjes mund të humbasin mundësinë për të hyrë në stadium.

Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti sportiv, Policia e Shtetit ka angazhuar qindra punonjës policie, të cilët do të garantojnë rendin dhe sigurinë publike, si dhe do t’iu ofrojnë ndihmë dhe informacion, në rast nevoje, në mënyrë që ky aktivitet të përmbyllet pa incidente, në interes të imazhit të vendit", njofton policia.ndeshja shqipëri-bjellorusi Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Debatet në Plenum, korrik 1990: Duhet të godasin mbi rrugaçët për të mbrojtur popullin dhe pushtetin që e kemi fituar me gjak 26 Shtator 2026, 07:4507:45Aktualitet Nga aleatë në të pandehur; pse SHBA e mbështeti Gjykatën Speciale për Kosovën 26 Shtator 2026, 07:2507:25Aktualitet Kaq e pati shiu! Njihuni me parashikimin e motit për sot 26 Shtator 2026, 07:2007:20Aktualitet "Vdekja" e Matematikës! 25 Shtator 2026, 22:5622:56Aktualitet Çfarë raporti kishte Vlora Hyseni me Ergys Agasin? Gazetari: Nuk duhet lexuar si histori dashurie, ka shumë pyetje pa përgjigje 25 Shtator 2026, 22:3222:32Aktualitet "Shteti është i gjithë shqiptarëve, jo i socialistëve", Sula zbulon bisedat me Ramën para se të merrte detyrën 25 Shtator 2026, 21:5421:54Aktualitet