Në kulmin e sezonit turistik, kur zakonisht vëmendja përqendrohet te hotelet, restorantet dhe aktivitetet e lidhura me turizmin, sinjali më i fortë për ekonominë shqiptare këtë gusht erdhi nga ndërtimi. Sipas Vrojtimit të Bankës së Shqipërisë, besimi në ekonomi u rrit me 1.8% në gusht, i udhëhequr kryesisht nga ndërtimi i cili ka dhënë sinjalin më të fortë pozitiv. Treguesi i besimit në ndërtim u rrit me 4.7 pikë përqindje gjatë gushtit, si rezultat i shtimit të aktivitetit ndërtues dhe numrit më të lartë të kontratave për porosi. Gushti duket ka gjallëruar këtë sektor i cili në korrik pati një rënie të fortë të besimit në ekonomi. LEXO edhe...Ç’përfaqësojnë mbi 1.7 milionë pasagjerë në Rinas në gusht? Vendin e dytë e mban tregtia me rritje prej 2.1 pikë përqindje, i mbështetur nga vlerësimet më optimiste për shitjet dhe pritjet për punësimin. Të tretët renditen shërbimet, sektori i lidhur me sezonin turistik, është 1.8% më optimist se në korrik. Përmirësimi erdhi nga vlerësimi më i lartë i bizneseve për kërkesën dhe aktivitetin aktual. Pavarësisht rekordit të numrit të të huajve që kanë hyrë në vendin tonë në muajin e kaluar, përsëri bizneset e këtij sektori duket se janë ‘të rezervuar’ në pritshmëritë e tyre. Edhe konsumatorët dhanë një sinjal pozitiv. Treguesi i besimit konsumator u rrit me 0.8 pikë përqindje, ndikuar nga optimizmi për blerje të mëdha. Ndërsa industria ishte i vetmi sektor që frenoi rritjen e përgjithshme. Besimi në industri ra me 1.2 pikë përqindje në gusht, kryesisht për shkak të një vlerësimi më të dobët për kontratat porositëse. P.J/ReportTv.al turizmi ndërtimi sezoni turistik banka e Shqiperise Komento Komente Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë? Politika 30.7% Drejtësia 65.6% Nuk e di 3.7% Vota total: 2684 Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?

