Lajme Zone
Ndërtimi ‘pika e fortë’ e ekonomisë, optimizmi rritet me 4.7%, fluks pune e kontrata! Shërbimet në vend të tretë në mes të sezonit turistik
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Ndërtimi ‘pika e fortë’ e ekonomisë, optimizmi rritet me 4.7%, fluks pune e kontrata! Shërbimet në vend të tretë në mes të sezonit turistik

Besimi në ekonomi u përmirësua në gusht, me ndërtimin që shënoi rritjen më të fortë mes sektorëve. Edhe pse turizmi po shënon rekord për numrin e pushuesve të huaj, Banka e Shqipërisë raporton një rritje më të fortë të besimit në ndërtim sesa në shërbime.

Në kulmin e sezonit turistik, kur zakonisht vëmendja përqendrohet te hotelet, restorantet dhe aktivitetet e lidhura me turizmin, sinjali më i fortë për ekonominë shqiptare këtë gusht erdhi nga ndërtimi. Sipas Vrojtimit të Bankës së Shqipërisë, besimi në ekonomi u rrit me 1.8% në gusht, i udhëhequr kryesisht nga ndërtimi i cili ka dhënë sinjalin më të fortë pozitiv. Treguesi i besimit në ndërtim u rrit me 4.7 pikë përqindje gjatë gushtit, si rezultat i shtimit të aktivitetit ndërtues dhe numrit më të lartë të kontratave për porosi. Gushti duket ka gjallëruar këtë sektor i cili në korrik pati një rënie të fortë të besimit në ekonomi. Vendin e dytë e mban tregtia me rritje prej 2.1 pikë përqindje, i mbështetur nga vlerësimet më optimiste për shitjet dhe pritjet për punësimin. LEXO EDHE:Ç’përfaqësojnë mbi 1.7 milionë pasagjerë në Rinas në gusht? Të tretët renditen shërbimet, sektori i lidhur me sezonin turistik, është 1.8% më optimist se në korrik. Përmirësimi erdhi nga vlerësimi më i lartë i bizneseve për kërkesën dhe aktivitetin aktual. Pavarësisht rekordit të numrit të të huajve që kanë hyrë në vendin tonë në muajin e kaluar, përsëri bizneset e këtij sektori duket se janë ‘të rezervuar’ në pritshmëritë e tyre. Edhe konsumatorët dhanë një sinjal pozitiv. Treguesi i besimit konsumator u rrit me 0.8 pikë përqindje, ndikuar nga optimizmi për blerje të mëdha. Ndërsa industria ishte i vetmi sektor që frenoi rritjen e përgjithshme. Besimi në industri ra me 1.2 pikë përqindje në gusht, kryesisht për shkak të një vlerësimi më të dobët për kontratat porositëse. P.J/Shqiptarja.com TAG: turizmi ndërtimi sezoni turistik banka e Shqiperise Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 1.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

30 Gusht, 11:16

Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë? Politika 30.5% Drejtësia 65.8% Nuk e di 3.7% Vota total: 2820 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 30 Gusht, 11:16 Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?