Lajme Zone
Ndërtimet pa leje/ Qeveria miraton ndryshimet në ligj, një pjesë e objekteve të konfiskuara do të përdoren për strehim social
PolitikëShqiptarja

Ndërtimet pa leje/ Qeveria miraton ndryshimet në ligj, një pjesë e objekteve të konfiskuara do të përdoren për strehim social

Projektligji është propozuar nga ministri i Punëve të Brendshme dhe ministri i Ekonomisë e Inovacionit dhe do t’i përcillet Kuvendit për shqyrtim dhe miratim.

Këshilli i Ministrave në mbledhjen e sotme ka miratuar propozimin për ndryshime dhe shtesa në ligjin për administrimin e objekteve të konfiskuara si ndërtime pa leje. Ndryshimet synojnë që këto objekte të përdoren për interes publik, strehim social dhe për zbutjen e pasojave sociale të shkaktuara. Projektligji është propozuar nga ministri i Punëve të Brendshme dhe ministri i Ekonomisë e Inovacionit dhe do t’i përcillet Kuvendit për shqyrtim dhe miratim. LEXO EDHE:Ylli Pata: Qeveria bllokon rrogat e rritura të gjyqtarëve? Pasojat e një zhvillimi politik real! Vendimi, i cili mban firmën e kryeministrit Edi Rama është marrë në mbështetje të neneve 81 dhe 100 të Kushtetutës dhe hyn në fuqi menjëherë. Vendimi i Këshillit të Ministrave: Vendim për propozimin e projektligjit “për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.66/2023, “për administrimin e objekteve të konfiskuara si ndërtime pa leje, me qëllim përdorimin e tyre për interes publik apo strehim social, si dhe zbutjen e pasojave sociale të shkaktuara”” Në mbështetje të neneve 81, pika 1, e 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme dhe të ministrit të Ekonomisë dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave vendosi: Propozimin e projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.66/2023, “Për administrimin e objekteve të konfiskuara si ndërtime pa leje, me qëllim përdorimin e tyre për interes publik apo strehim social, si dhe zbutjen e pasojave sociale të shkaktuara””, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. Kryeministri Edi Rama Lajmi kryesor: Mbledhja e qeverisë, Evis Sala dorëhiqet si ministre e Shëndetësisë: Do të vijoj projektet akademike! Rama: Faleminderit për shërbimin me profesionalizëm (VIDEO) R.Xh/Shqiptarja.com TAG: ndërtimet pa leje strehimi social konfiskim pasurie qeveria Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Sondazhi i ditës:

30 Gusht, 11:16

Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë? Politika 28.9% Drejtësia 67.5% Nuk e di 3.6% Vota total: 4283 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 30 Gusht, 11:16 Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?