Te Vllaznia ka pak qetësi pas stuhisë. Këtë të premten, dy ditë para sfidës me Dinamon në kampionat, futbollistët janë rikthyer në stërvitje. Pas bojkotit të enjten për shkak të pagave të prapambetura, është gjetur zgjidhja me drejtuesit e klubit. Futbollistët janë rikthyer në stërvitje teksa mësohet se klubi ka vendosur t’i gjobisë me 15% të pagës për atë që ndodhi të enjten. Fillimisht në orën 11:00 dhe më pas në orën 16:00 futbollistët refuzuan të stërviten, duke qenë se shumë prej tyre prej 4 muajsh nuk paguhen. Kjo ndodhi vetëm pak ditë pas emërimit të trajnerit të ri Csaba Laszlo, i cili mori vendin e të shkarkuarit Edi Martini. LEXO edhe...Kaos te Vllaznia, lojtarët bojkotojnë edhe stërvitjen e dytë brenda ditës! Shkak pagat e prapambetura Mbetet për t’u parë nëse është një zgjidhje e përkohshme apo përfundimtare, por në të njëjtën kohë pikët janë jetike për Vllazninë në kampionat. Klubi shkodran që sezonin e kaluar luftonte për titull në Superligë, këtë sezon mban vendin e fundit në kampionat, teksa ka grumbulluar vetëm 2 pikë pas 5 javësh. Vllaznia-Dinamo do të luhet të dielën në orën 18:30 në stadiumin ‘Loro Boriçi’. Java e 6 e kampionatit nis të shtunën me sfidat Elbasani-Vora dhe Teuta-Skënderbeu në orën 18:30, ndërsa vijon të dielën me Laçi-Egnatia në orën 13:30 si dhe përveç Vllaznia-Dinamo po të dielën është edhe derbi i kryeqytetit Partizani-Tirana. Bardheblutë, por sidomos ‘demat’, kanë qenë larg pritshmërive në 5 javët e para, ndërsa derbi do të shërbejë si shtysë për t’i dhënë një tjetër udhë sezonit. Ne.k./ReportTv.al superliga Vllaznia kf tirana partizani Komento Komente Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 60.6% Jo 32.6% Nuk e di 6.8% Vota total: 2178 Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?
