Lajme Zone
Ndërprerjet e shërbimeve në institucionet amerikane, kreu i Inteligjencës: Ishin probleme teknike, jo sulm i koordinuar kibernetik
TeknologjiReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Ndërprerjet e shërbimeve në institucionet amerikane, kreu i Inteligjencës: Ishin probleme teknike, jo sulm i koordinuar kibernetik

Ndërprerjet e fundit të shërbimeve në disa organizata private dhe institucione qeveritare amerikane, përfshirë Agjencinë e Sigurisë Kombëtare (NSA), nuk kanë qenë rezultat i një sulmi të koordinuar kibernetik apo të sponsorizuar nga një shtet. Këtë e ka deklaruar Drejtori i Inteligjencës Kombëtare, Jay Clayton gjatë një seance dëgjimore në Komitetin e Sigurisë Kombëtare të Dhomës së Përfaqësuesve,

Ndërprerjet e fundit të shërbimeve në disa organizata private dhe institucione qeveritare amerikane, përfshirë Agjencinë e Sigurisë Kombëtare (NSA), nuk kanë qenë rezultat i një sulmi të koordinuar kibernetik apo të sponsorizuar nga një shtet. Këtë e ka deklaruar Drejtori i Inteligjencës Kombëtare, Jay Clayton gjatë një seance dëgjimore në Komitetin e Sigurisë Kombëtare të Dhomës së Përfaqësuesve, ku ka sqaruar se incidentet kanë qenë të ndara dhe janë shkaktuar nga përditësimet teknike dhe mirëmbajtja e sistemeve. “E kuptoj që koha e këtyre incidenteve mund të ngrejë pyetje, dhe duhet të ngrejë. Populli amerikan duhet të na i bëjë këto pyetje. Por bazuar në atë që dimë sot, pas një studimi të madh dixhital, këto janë ndërprerje të ndara të shërbimit që lidhen me mirëmbajtjen dhe ndryshimet teknike. Ato nuk janë një sulm i koordinuar ose i sponsorizuar nga shteti”, deklaroi Clayton. LEXO edhe...Banka Qendrore Evropiane paralajmëron: Investimet në inteligjencën artificiale rrezikojnë të krijojnë një krizë të ngjashme me atë të vitit 2008 Gjatë dëshmisë së tij, kreu i Inteligjencës Kombëtare paralajmëroi gjithashtu për rreziqet që paraqet zhvillimi i inteligjencës artificiale në fushën e sigurisë kibernetike. Sipas tij, kjo teknologji po rrit ndjeshëm shpejtësinë, shkallën dhe sofistikimin e operacioneve kibernetike, si në aspektin sulmues, ashtu edhe në atë mbrojtës. “Komuniteti i inteligjencës vazhdon të monitorojë dhe të qëndrojë vigjilent ndaj çdo mundësie të aktivitetit të keqdashës kibernetik që kërcënon rrjetet amerikane dhe partnerët tanë të zbatimit të ligjit”, tha ai. A.C/ReportTv.al Agjencia e Sigurisë Kombëtare Jay Clayton inteligjenca artificiale SHBA dhoma e perfaqesuesve Komento Komente Sondazhi i ditës: A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027? Po 64.3% Jo 28.3% Nuk e di 7.4% Vota total: 757 Sondazhi i ditës: A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027?