Lajme Zone
Ndërprerja e përkohshme e ilaçeve të tensionit ditën e operacionit mund të jetë e dobishme për të moshuarit
EkonomiSyri

Ndërprerja e përkohshme e ilaçeve të tensionit ditën e operacionit mund të jetë e dobishme për të moshuarit

Mospërdorimi i dozës së zakonshme të ilaçeve për tensionin e lartë në mëngjesin e ditës së operacionit mund të ulë rrezikun e rënies së tepërt të presionit të gjakut gjatë ndërhyrjes kirurgjikale. Ky është përfundimi i një studimi të publikuar në revistën shkencore The BMJ.

Mospërdorimi i dozës së zakonshme të ilaçeve për tensionin e lartë në mëngjesin e ditës së operacionit mund të ulë rrezikun e rënies së tepërt të presionit të gjakut gjatë ndërhyrjes kirurgjikale. Ky është përfundimi i një studimi të publikuar në revistën shkencore The BMJ. Rreth një e treta e ndërhyrjeve kirurgjikale në botë kryhen te pacientë mbi 60 vjeç, shumë prej të cilëve marrin çdo ditë barna për uljen e tensionit. Megjithatë, kjo grupmoshë është më e rrezikuar nga hipotensioni gjatë operacionit, i cili mund të shkaktojë dëmtime akute të veshkave, infarkt dhe madje vdekje.Lexo edhe:Vaji i ullirit, aleati i fshehtë i jetëgjatësisë: Sa duhet të konsumoni çdo ditë për të mbrojtur zemrën dhe trurin? Studimi përfshiu 2012 pacientë nga mosha 60 deri në 80 vjeç, të cilët do t'i nënshtroheshin operacioneve jokardiake nën anestezi të përgjithshme në pesë spitale në Kinë. Të gjithë kishin tension të lartë dhe merrnin prej rreth dhjetë vitesh barna të grupit ACE-inhibitorë ose ARB. Pjesëmarrësit u ndanë në dy grupe. Njëri vazhdoi të merrte ilaçet e zakonshme në mëngjesin e operacionit, ndërsa grupi tjetër mori një tabletë placebo, pa përbërës aktivë. Rezultatet treguan se hipotensioni gjatë ndërhyrjes, që kërkonte trajtim, u shfaq te 31,2% e pacientëve që nuk morën ilaçet, krahasuar me 45,5% të atyre që i vazhduan ato. Gjithashtu, grupi që e ndërpreu dozën pati episode më të shkurtra të tensionit të ulët dhe nevojë më të vogël për barna që rrisin presionin e gjakut. Megjithatë, nuk u vunë re ndryshime të rëndësishme mes dy grupeve sa i përket komplikacioneve pas operacionit apo vdekshmërisë brenda 30 ditëve. Studiuesit theksojnë se rezultatet vlejnë kryesisht për pacientët e moshuar që kryejnë operacione jo-kardiake dhe se nevojiten kërkime të mëtejshme për të vlerësuar efektet afatgjata. Sipas tyre, mosmarrja e dozës së mëngjesit të ACE-inhibitorëve ose ARB-ve ditën e operacionit duhet të merret në konsideratë kur ekziston rreziku i rënies së tensionit gjatë ndërhyrjes. Megjithatë, pacientët nuk duhet t'i ndërpresin vetë ilaçet, pa udhëzimin e mjekut ose anestezistit. /Medicalxpress – Syri.net