Lajme Zone
Nderimet për Mlladiç, Marta Kos anulon vizitën në Serbi! Vuçiç shpërthen: Mos më jep leksione për kriminelët
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Nderimet për Mlladiç, Marta Kos anulon vizitën në Serbi! Vuçiç shpërthen: Mos më jep leksione për kriminelët

Vdekja e Ratko Mladić ka hapur një përplasje të re mes Beogradit dhe Brukselit, pasi komisionerja për Zgjerimin Marta Kos anuloi vizitën në Serbi për shkak të glorifikimit të ish-gjeneralit serb, ndërsa presidenti Aleksandar Vuçiç iu përgjigj me akuza të forta.

Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka anuluar vizitën e planifikuar për javën e ardhshme në Serbi, duke e lidhur vendimin drejtpërdrejt me mënyrën se si po nderohet në vend ish-komandanti i Ushtrisë së Republikës Srpska, Ratko Mlladiç , i dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. Vendimi vjen një ditë pasi eshtrat e Mlladiç u transportuan nga Haga drejt Beogradit me një avion të qeverisë serbe. Arkivoli i tij, i mbuluar me flamurin serb, u prit pas mbërritjes në kryeqytetin serb, ndërsa për të janë planifikuar ceremoni përkujtimore dhe varrimi të hënën në Beograd. Kos e bëri vetë publik vendimin përmes një reagimi në X, ku dha edhe arsyet e anulimit të vizitës. LEXO EDHE:"Ratko Mlladiçi u vra në Hagë", familja ngre akuza të rënda pak para varrimit në Beograd! Vuçiç përplaset me kryeministrin kroat, reagon Këshilli i Europës “Ratko Mladiç u dënua për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. Kthimi i eshtrave të tij në Beograd i kujton Evropës faqet më të errëta të historisë sonë të afërt. Lavdërimi dhe glorifikimi që po shoqëron vdekjen e tij është i papajtueshëm me vlerat mbi të cilat ndërtohet rruga drejt Bashkimit Evropian. Kjo rrugë kërkon përballje me të kaluarën, pajtim të vërtetë dhe respekt për viktimat e krimeve të luftës. Vlerat mbi të cilat mbështetet e ardhmja jonë e përbashkët nuk janë të negociueshme. Në këtë kontekst, kam vendosur që, për momentin, të mos e zhvilloj vizitën time të planifikuar në Serbi" shkroi ajo në X Reagimi i presidentit serb Aleksandar Vuçiç ishte i menjëhershëm dhe i ashpër. “Sa herë që ka diçka të keqe për Serbinë, ajo është lajmëtarja dhe nismëtarja e diçkaje të tillë”, tha Vuçiç, duke shtuar se e kishte pritur anulimin e vizitës. Presidenti serb e cilësoi arsyetimin e Kos si “jashtëzakonisht të shkurtër, por budalla”, duke kundërshtuar pretendimin se autoritetet serbe po glorifikojnë Mladić. “‘Glorifikimi’ i gjeneralit Ratko Mladić, por nuk thotë se kush ka glorifikuar ndonjë gjë”, tha Vuçiç. Sipas tij, Serbia nuk mund t'u ndalojë njerëzve të marrin pjesë në ceremonitë mortore dhe as të ndalojë varrimin e Mladiç . Vuçiç shkoi më tej në kritikat ndaj komisioneres evropiane, duke thënë se Kos nuk do t'i japë atij leksione se kush janë kriminelët, ndërsa akuzoi përfaqësuesit evropianë se nuk e kuptojnë “sa i ngopur është populli serb me gënjeshtra”. Përplasja vjen në një moment kur marrëdhënia e Serbisë me figurën e Mladiç është kthyer në një çështje të drejtpërdrejtë në raportet e Beogradit me Brukselin. Para anulimit të vizitës, Kos kishte paralajmëruar se mënyra se si Serbia do të vepronte pas kthimit të trupit të Mladić dhe gjatë ceremonive të varrimit do të përbënte një “test shumë të rëndësishëm” për rrugën evropiane të vendit. U.D/SI.E./Shqiptarja.com TAG: Ratko Mlladiç Marta Kos serbi Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 3.7 / 5 (3 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

2 Shtator, 23:22

Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni? Të drejtë 75.2% Të gabuar 20.8% Nuk e di 4% Vota total: 2678 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 2 Shtator, 23:22 Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni?