Lajme Zone
Të tjeraBalkanWeb

Ndarja nga jeta e shefit të Krimeve në Vlorë, Skënder Hita në ceremoninë mortore: Humbje e madhe për familjet dhe kolegët! Fëmijët nuk do të jenë vetëm


Trupi i pajetë i Ermal Lulajt, shefit të Krimeve të Vlorës, ka mbërritur në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, një ditë pas aksidentit tragjik që i mori jetën në autostradën Fier-Vlorë.

Trupi i pajetë i Ermal Lulajt, shefit të Krimeve të Vlorës, ka mbërritur në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, një ditë pas aksidentit tragjik që i mori jetën në autostradën Fier-Vlorë. Efektivi humbi jetën mbrëmjen e djeshme, pasi automjeti tip “Toyota” me të cilin udhëtonte u përplas me një skrep në lëvizje, në afërsi të Novoselës. I pranishëm ishte dhe drejtuesi i Policisë, Skënder Hita i cili ka shprehu ngushëllimet, për humbje e shefit të Krimeve. Ai theksoi se fëmijët e Ermal Lulajt do të kenë mbështetjen e Policisë së Shtetit në çdo rast. “Ditë shumë e dhimbshme për ne, për familjen dhe për ata të cilët e kanë njohur. Unë e kam njohur që në fillimet e karrierës së tij. Ndjej një keqardhje të madhe për mënyrën se si u largua kaq shpejt. U largua babai i tre fëmijëve, bir i një familje shumë të mirë një koleg shumë i mirë. Fëmijët e tij nuk do të jenë vetëm, për çfarëdo kujdes që do të kenë familja e madhe e Policisë së Shtetit gjithmonë do tu gjendet”, ka thënë ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Ermal Lulaj Policia e Shtetit Skender Hita