Lajme Zone
Ndarja e vendit në 46 bashki votohet më 8 tetor në Parlament
PolitikëEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Ndarja e vendit në 46 bashki votohet më 8 tetor në Parlament

2 javë do të zgjasin diskutimet në komisionet parlamentare për draftin e socialistëve për reformën territoriale. Sipas kalendarit që pritet të miratohet nesër në konferencën e kryetarëve parashikohet që votimi në seancë plenare të bëhet më 8 tetor.

2 javë do të zgjasin diskutimet në komisionet parlamentare për draftin e socialistëve për reformën territoriale. Sipas kalendarit që pritet të miratohet nesër në konferencën e kryetarëve parashikohet që votimi në seancë plenare të bëhet më 8 tetor. Drafti i socialistëve për ta ndarë vendin në 46 bashki dhe jo 61 siç është aktualisht do të votohet në parlament më 8 tetor. Procedura parlamentare parashikon që kalendari i shqyrtimit në komisionin e ligjeve të miratohet fillimisht të hënën në konferencën e kryetarëve dhe më pas të diskutohet në këtë komision. Gjithçka do të përmbyllet brenda dy javëve, ku më 23 shtator do të bëhet prezantimi në parim i draftit më pas më 28 shtator brenda 1 dite do të zhvillohen seanca dëgjimore me këshillin e ministrave, shoqatën kombëtare të bashkive të Shqipërisë, shoqatën e të zgjedhurve vendor dhe ekspert të qeverisjes vendore. Më 2 tetor në komisionin e ligjeve do të prezantohen gjetjet e konsultimit publik të bërë nga komisioni i posaçëm i reformës administrativo-territoriale ndërsa më 5 tetor shqyrtimi nen për nen dhe në tërësi në këtë komisioni që i hap rrugës kalimit në seancë plenare më 8 tetor, ku mazhorancës socialiste i duhen 84 vota për ta miratuar. Propozimi i Partisë Socialiste redukton bashkitë nga 61 aktualisht në 46, duke shkrirë Rrogozhinën, Dimalin, Poliçanin, Patosin, Divjakën, Selenicën, Fushë-Arrëzin, Klosin, Maliqin, Këlcyrën, Memaliajn, Libohovën, Cërrikun, Belshin dhe Përrenjasin.