Pas Libohovës, Këlcyrës dhe Klosit edhe këshillat bashkiakë në Selenicë dhe Divjakë, janë rreshtuar kundër variantit të shumicës socialiste për reformën territoriale. Të dyja janë mes 15 bashkive që do të duhet të pushojnë se ekzistuari duke u bërë pjesë e Bashkive më të mëdha fqinje. Në një mbledhje të jashtëzakonshme, 19 këshilltarë, të majtë e të djathtë votuan në parim kundër propozimit, që Selenicën e kthen në një qytet të administruar nga Vlora. LEXO edhe...‘Vajza Fest’, mbahet edicioni i katërt i festivalit kulturor në fshatin Vajzë të Selenicës, i pranishëm edhe kryeministri Rama (VIDEO) Të njejtin qëndrim ndan edhe kryebashkiaku socialist, Nertil Bellaj. Sipas tij, Selenica duhet të vazhdojë të funksionojë si një njësi vendore më vete, pasi bashkimi me Vlorën, tha Bellaj, do të dëmtonte përfaqësimin dhe zhvillimin e zonës. "Borxhi publik i bashkisë Selenicë sot është 3.6%, renditemi ndër të parat për diversitetin ekonomik. Nuk kemi varësi nga një sektor, por nga të gjithë sektorët. Ky është qëndrimi im me fakte, nuk është qëndrim politik, nuk është për karrigen time, jam apo nuk jam”, tha ai. Pas 14 ditësh protestë të qëndrueshme nga qytetarët, edhe Bashkia Divjakë zhvilloi një mbledhje të posaçme të këshillit, për të diskutuar mbi projektin e socialistëve. Edhe këtu, të majtë e të djathtë argumentuan qëndrimin e tyre kundër bashkimit me Lushnjen. “Bashkia Divjakë duhet të jetë e padiskutueshme, s’duhet të shkrihet me bashkinë e Lushnjes. Do të mungojnë shërbimet. Pse bashkia Roskovec është akoma, çfarë kriteresh plotëson?” “Ne po të jemi burra këtu, si këshill bashkiak, me gjithë kryetarin duhet të kishim dhënë dorëheqjen.” “Të mbështesim bashkinë e Divjakës të marrë shërbimet këtu.” Ndërsa kryetari Josif Gorrea shpjegoi para anëtarëve të këshillit bashkiak qëndrimin që mbajti në mbledhjen e dy ditëve më parë në Kuç me kryeministrin Rama, ku siç u shpreh kishte bërë të qartë qëndrimin e tij kundër. “Qëndrimi im ka qenë që ditën e parë i pastër, nuk kam ndryshuar asnjë element nga ajo që kam deklaruar. Edhe në këtë takim e mbrojta fort idenë që duhet të qëndrojë, me argumente të shumta. Pyeta çfarë do të përfitojë fshatari i bashkisë sime nga kjo bashki dhe nuk mora përgjigje”, tha Gorrea. Këshilli bashkiak i Divjakës miratoi ngritjen e një komisioni që do të realizojë dëgjesat me banorët në të gjitha njësitë administrative me 4 anëtarë përfaqësues të bashkisë dhe 3 nga këshilli bashkiak. Edhe Selenica pritet të nisë së shpejti turin e dëgjesave me banorët. Pas dëgjesave, bashkitë pritet të hartojnë e miratojnë një relacion me qëndrimin e tyre zyrtar për hartën e re territoriale, që do t’i dërgohet kuvendit e qeverisë. Ndërkohë mbrëmjen e sotme, banorët e Rrogozhinës dolën në protestë, për të kundërshtuar shkrirjen e bashkisë me Kavajën. Ora 20:12 ‘Territorialja’/ Banorët e Rrogozhinës në protestë, kundërshtojnë shkrirjen me bashkinë Kavajë: Nëse ka probleme në mbledhjen e të ardhurave, përmirësoni administrimin! (VIDEO) Qytetarët e Rrogozhinës kanë dalë sërish mbrëmjen e sotme në protestë, për të kundërshtuar bashkimin me Bashkinë e Kavajës.Ata pretendojnë se Rrogozhina është një qytet me histori që duhet të qëndrojë si bashki më vete. Sipas protestuesve, në rast të bashkimit me Kavajën, banorët e Rrogozhinës do të hasin vështirësi në marrjen e shërbimeve.Qytetarët kanë kërkuar nga kryeministri Edi Rama dhe zyrtarë të tjerë të lartë të mazhorancës, që nëse Rrogozhina ka probleme me mbledhjen e të ardhurave, të përmirësojnë administrimin dhe jo të shkrijnë bashkinë.“Investoni në kapacitete. Nëse ka probleme në mbledhjen e të ardhurave, përmirësojeni administrimin”, tha një protestues.“Rrogozhina është shtëpia jonë, prandaj i themi qartë ‘jo’ bashkimit me Kavajën”, tha një tjetër protestues gjatë fjalës së tij në tubim.Propozimi i Partisë Socialiste për hartën e re territoriale parashikon uljen e numrit të bashkive nga 61 që janë aktualisht në 46. Pra 15 prej bashkive do të shkrihen dhe bashkohen me bashkitë fqinje më të mëdha. Share Ora 18:13 Këshilli Bashkiak i Selenicës i thotë 'jo' bashkimit me Vlorën, këshilltarët e PS dhe PD në bllok kundër propozimit për 'Territorialen' Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit Bashkiak të Selenicës, të gjithë këshilltarët, si të mazhorancës ashtu edhe të opozitës, dolën me një qëndrim të përbashkët kundër projektit për bashkimin e Bashkisë së Selenicës me Bashkinë e Vlorës.Gjatë mbledhjes, këshilltarët deklaruan se Bashkia e Selenicës nuk duhet të mbyllet dhe se do ta kundërshtojnë deri në fund këtë projekt, duke e cilësuar si një vendim që dëmton përfaqësimin dhe interesat e banorëve të zonës.Në mbështetje të këtij qëndrimi u shpreh edhe kryetari i Bashkisë Selenicë, Nertil Bellaj, i cili argumentoi se Selenica duhet të vazhdojë të funksionojë si bashki më vete dhe se do të vijojë të mbrojë këtë qëndrim me argumente institucionale.Në mbledhje morën pjesë edhe kryepleqtë e fshatrave të Bashkisë Selenicë, të cilët gjithashtu u shprehën në një zë kundër bashkimit me Vlorën. Ata deklaruan se do të mbështesin çdo nismë për të kundërshtuar projektin dhe kërkuan që Bashkia e Selenicës të mos shkrihet. Share Ora 13:11 ‘Territorialja’, këshilli bashkiak i Divjakës kundërshton shkrirjen me Lushnjen (VIDEO) Këshilli bashkiak i Divjakës është thirrur në një mbledhje të jashtëzakonshme për të diskutuar draftin e dërguar nga Kuvendi për projekt reformën administrative territoriale.Në këtë mbledhje, u vendos njëzëri nga këshilltarët që ngritja e komisionit që do të realizojë dëgjesat në kuadër të reformës të ketë 7 anëtarë, 4 nga bashkia dhe tre këshilltarë nga ky këshill.Dëgjuesit do të organizohen në 5 njësitë administrative, Divjakë, Tërbuf, Grabjan, Gradishtë dhe Remas.Këshilltarët kërkuan edhe qëndrim nga kryetari i bashkisë lidhur me qëndrimin në mbledhjen në Kuç të Vlorës që u thirr nga kryeministri Rama.Qëndrimi që theksuan të gjithë këshilltarët ishte ruajtja e bashkisë si njësi më vete dhe jo të shkrihet me Lushnjen. Share P.J/R.Xh/ReportTv.al selenice reforma territoriale Vlore divjakë lushnje Fier Komento Komente Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 40.3% Jo 52.7% I/e dyzuar 7% Vota total: 5334 Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?
