Lajme Zone
Ndalohet pushimi i madh në shkollat e Korçës, nuk ka protestë në Juglindje
PolitikëEuronews Albania

Ndalohet pushimi i madh në shkollat e Korçës, nuk ka protestë në Juglindje

Në gjimnazet e Korçës dhe shkollat 9-vjeçare është ndaluar pushimi i madh, një masë që kufizon mundësinë e nxënësve për t’u larguar nga ambientet e shkollës dhe për t’iu bashkuar protestave.

Në gjimnazet e Korçës dhe shkollat 9-vjeçare është ndaluar pushimi i madh, një masë që kufizon mundësinë e nxënësve për t’u larguar nga ambientet e shkollës dhe për t’iu bashkuar protestave. Vendimi vjen pas tri ditësh protestash në qytetin e Korçës, ku dy ditët e para u shoqëruan me episode dhune, përplasje dhe dëmtime të institucioneve publike. Ditën e tretë, numri i protestuesve ra ndjeshëm dhe nuk u raportuan probleme. Ndërkohë, sot, deri në këto momente, në pedonalen e Korçës nuk është shfaqur asnjë i ri për të protestuar. Mbetet për t’u parë nëse protestat do të vijojnë gjatë ditës dhe nëse nxënësit do të dalin sërish në rrugë, pavarësisht masave të marra në shkolla.