Lajme Zone
Ndalohet një person lidhur me rastin e vdekjes së punëtorit në KEK
Të tjeraTelegrafi

Ndalohet një person lidhur me rastin e vdekjes së punëtorit në KEK

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se një person është ndaluar për 48 orë lidhur me vdekjen e një punëtori në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se një person është ndaluar për 48 orë lidhur me vdekjen e një punëtori në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).Sipas Prokurorisë, rasti ka ndodhur më 20 gusht 2026, rreth orës 14:50, kur prokurori kujdestar është njoftuar për një aksident në vendin e punës, ku një punëtor ka humbur jetën. Bazuar në të dhënat fillestare, aksidenti ka ndodhur gjatë angazhimit në transportin dhe zhvendosjen e kabllove 6kV. Viktima dyshohet se ka rënë në kontakt me tensionin elektrik, duke pësuar lëndime të rënda, të cilat i kanë shkaktuar vdekjen.Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës, Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM), Inspektorati i Punës dhe Inspektorati i Brendshëm i KEK-ut.Me urdhër të prokurorit kujdestar, institucionet përkatëse kanë ndërmarrë veprimet hetimore për të ndriçuar plotësisht rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.Në kuadër të hetimeve, është ndaluar për 48 orë personi me inicialet A.K., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”, nga neni 358 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.Prokuroria ka bërë të ditur se prokurori i çështjes, brenda afatit ligjor, do të shqyrtojë rrethanat dhe provat e grumbulluara dhe do të ndërmarrë veprimet e nevojshme.Në varësi të gjetjeve, prokurori mund të kërkojë edhe caktimin e ndonjërës prej masave të sigurisë ndaj të dyshuarit, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.