Lajme Zone
Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, Arben Voja merret në pyetje nga prokurorët
Të tjeraBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, Arben Voja merret në pyetje nga prokurorët

Drejtori i Spitalit Rajonal të Fierit, Arben Voja, është ndaluar nga autoritetet, ndërsa aktualisht po merret në pyetje nga dy prokurorë.

Drejtori i Spitalit Rajonal të Fierit, Arben Voja, është ndaluar nga autoritetet, ndërsa aktualisht po merret në pyetje nga dy prokurorë. Arben Voja është përballur edhe më herët me hetime nga Prokuroria e Fierit, për dyshime për shpërdorim detyre gjatë kohës kur drejtonte Agjencinë Rajonale të Mjedisit Fier-Vlorë-Gjirokastër. Në dhjetor të vitit 2025, Prokuroria e Fierit njoftoi për përfundimin e hetimeve dhe dërgimin për gjykim të Vojës, së bashku me gjashtë punonjës të tjerë, të akuzuar për shpërdorim detyre në bashkëpunim. Hetimi lidhej me shkelje të dyshuara në procedurat e dhënies së lejeve mjedisore, si dhe me mosmbledhjen e tarifave përkatëse. Gjithashtu, në vitin 2023, Arben Voja ishte kallëzuar në SPAK për dyshime për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh, në kohën kur mbante detyrën e drejtorit të Kadastrës së Fierit. Për momentin, nuk ka të dhëna nëse ndalimi i tij lidhet me hetimet e mëparshme apo me një çështje të re. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb