Rregullorja e re e GJKKO-s ka shkaktuar reagime jo vetëm nga organizatat e gazetarëve, por edhe nga Dhoma e Avokatisë, pasi kufizimet e përcaktuara prekin edhe avokatët gjatë proceseve gjyqësore. Ndër masat e reja parashikohet ndalimi i përdorimit të telefonave celularë dhe pajisjeve të tjera elektronike brenda sallave të gjyqit, një kufizim që zbatohet edhe për përfaqësuesit ligjorë të palëve.
Siç raporton gazetarja Anila Hoxha, avokatët Maks Haxhia dhe Klodjan Skënderaj iu drejtuan GJKKO-së me një shkresë nga Dhoma e Avokatisë për të rishikuar vendimin.
“Shpresoj të kemi një reagim sa i përket kërkesës që depozituam sot. Masa për mos përdorimin e telefonave nga avokatët më duket një masë ekstreme. Nuk gjejmë arsye pse duhet të vendoset kjo masë. Telefoni është një mjet pune për ne. Ne këtu zhvillojmë seancë 7-8 orë. Edhe ne jemi njerëz. Kemi nevojë të flasim me familjarët”, tha Skënderaj.
“Kjo është një rregullore që i ndalohet edhe prokurorit të përdorë telefonin. Unë kur jam në seancë, unë komunikoj me studion. S’e kuptojmë këtë logjikë. Asnjë rregullore nuk mund të kufizoj një të drejtë kushtetuese. Ky është defekt i madh i edukatës qytetare. Unë kur hyj në sallë, duhet të respektojmë qetësinë. Ne jemi kundër çdo shkelje. Edhe ata e kanë rrugën e hapur të mbajnë qëndrimin”, u shpreh Haxhia. Hyn në fuqi rregullorja e re e GJKKO-së për kufizimin e celularëve në seanca, reagon Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë: Do ta atakojmë me të gjitha mjetet
Aktualitet Pas Asociacionit të Gazetarëve të Shqipërisë, reagon edhe SafeJournalists për rregulloren e re të GJKKO-së: Kufizimet mund të pengojnë punën e gazetarëve
Aktualitet Top Channel

